Gjergj Vyshka 23.04.2015 16:15
Laçi edhe gjatë kampionatit duket se është superior ndaj Kukësit. Në 4 përballjet ka fituar një herë, 2-1, ka barazuar dy herë, 0-0, si dhe është mundur një herë 0-1.
Në përgjithësi kurbinasit kanë një epërsi të vogël ndaj Kukësit, që po t’i shtosh dhe urinë e tyre për të fituar, teksa është e sigurt se më 30 maj do të kenë një numër të madh tifozësh.
Por edhe Kukësi nuk ka pritet të ketë më pak tifozë në finalen e Kupës së Shqipërisë, sidomos pas një sezoni ku edhe titulli “kampion” është shumë pranë.
Megjithatë ajo që duhet theksuar është fakti se duhet pritur se si do të shkojë fundi i kampionatit, si dhe finalja e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet më 30 maj 2015.