Kjo ndeshje është karakterizuar nga lufta e fortë fizike nga ana e të dyja skuadrave, që janë munduar më tepër ta neutralizojnë njëra-tjetrën që në mesfushë, duke synuar ta gjejnë golin nëpërmjet kundërsulmit apo goditjeve standarde dhe goditjet e këndit. Laçjanët kanë qenë më pranë golit në pjesën e parë, kur kanë goditur edhe shtyllën horizontale të portës kuksiane.
Por edhe miqtë kanë patur rastet e tyre në pjesën e dytë, duke pretenduar madje në momente për të drejtën e një 11-metërshi, por në të dyja rastet, gjyqtari ka vazhduar lojën. Sidoqoftë, është mbyllur me rrjeta të paprekura kjo ndeshje, dhe Laçi merr barazimin e dytë në këto 3 javë kampionat, ku ende nuk e ka shijuar fitoren, ndërsa Kukësi ndalet pas dy fitoreve në dy javët e para të këtij sezoni.
Në dy takimet e tjera të së mërkurës, Flamurtari ka fituar 3-0 në Vlorë ndaj Apolonisë, ndërsa Teuta ka shpartalluar Elbasanin me rezultatin 5-1, në ndeshjen e luajtur në Peqin. Dy takimet e tjera të javës së tretë luhen të enjten dhe, duke nisur nga ora 16:00, Vllaznia pret në Shkodër Tiranën, ndërsa duke nisur nga ora 19:00, Skënderbeu është mysafir në kryeqytet për t’u ndeshur me Partizanin.
Kategoria Superiore
Java e 3-të:
Të mërkurën, 10 shtator 2014:
Flamurtari – Apolonia 3-0
Shënues: Telushi 61′, Gelashvili 70′, Muzaka 85′(11-m.)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Elbasani – Teuta 1-5
Shënues: Çota 80′ / Pepa 30′, 60′, Shabani 36′, 48′, Dita 70′
Fusha Sportive, Peqin
Laçi – Kukësi 0-0
Stadiumi i Laçit
Të enjten, 11 shtator 2014:
Vllaznia – Tirana (16:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Partizani – Skënderbeu (19:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
<div><iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/RGx6PL2Dczo” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe></div>