Laçi / Josa: Mbetja me 10 lojtarë na kushtëzoi lojën & rezultatin

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2024 20:50

ASNN – Një pikë e drejtë për mënyrën sesi shkoi ndeshjes. Kështu ka deklaruar trajneri i Laçit, Mirel Josa, pas barazimit që skuadra e tij mori në shtëpi me Erzenin, duke theksuar se kur nuk merr maksimumin, mirë është që të mbash minimumin, gjë të cilën kurbinasit e arritën duke marrë një pikë. “Kur i bën llogaritë si shkoi takimi dhe fazat e lojës si shkuan, si dhe ndodhitë me prishjen e raportit numerik, mund të them se u kujdesëm për mbrojtjen, besoj se çdo trajner do të kujdesej në atë formë”, – ka thënë ai, duke folur për mediat.

“Lojtarët që hodhëm në fushë kanë aftësi sulmuese, por ishim në fazën ku kundërshtarin ta detyronim që të mos luante nga qendra por në krahë, që të fitonim topin nga krahët, – ka vijuar trajneri kryeqytetas i kurbinasve. – Normalisht u prishën raportet, por fuqia sulmuese nuk ishte si duhet. U munduam në fund, mund të bënim diçka, por futbolli i tillë është. Siç krijoi raste Laçi, krijoi edhe kundërshtari. Dajsinani ishte në gatishmëri e bëri punën si duhet. U munduam të shkonim te porta e kundërshtarit.”

“Ndryshimi i raporteve në pjesën e dytë ishte i shpejtë dhe luajtëm në inferioritet shumë gjatë, kur nuk merr maksimumin, duhet të marrësh minimumin, – ka theksuar Josa. – Kishim dy momente që ta kapnim. Qoftë Tresa e Bajrami, përveç aspektit mbrojtës bëjnë edhe sulmues. Nuk kisha edhe sulmuesin klasik që mund të freskoja Sobouejlin, ndaj futa Melon përpara. Dihet të ishim të ngjeshur në mes që kundërshtari të mos na çante në qendër. Dhe të orientoheshin nga krahët. Ky ishte qëllimi që patëm, ishin ca momente sporadike, ku duhet të ishim më të vëmendshëm dhe të shënonim gol.”

“Kur vjen loja në këto raporte, morëm minimumin në këtë ndeshje, – ka vijuar ai. – Të bësh fazën mbrojtëse është më e lehtë se fazën sulmuese. Plus Erzeni ka dy lojtarë qendre që e luajnë futbollin shumë të matur. Duhet të kishim lëvizshmëri në qendrën e mbrojtjes kundërshtare. Mesfushorët e qendrës sonë shtynë shumë përpara, por duheshin pasimet te Qato e Melo që të hynin edhe këta në lojë. Nuk mund të flas për përforcime, janë pjesë e klubit. Çdo trajner do lojtarë në skuadrës, por kjo varet nga kushtet që kemi. Kemi marrë një lojtar, Prodani.”

Duke vijuar të flasë për nevojën e merkatos, trajneri i Laçit tha: “Çdo trajner do lojtar që të ketë zgjedhje. Nëse do të kisha sulmues të mirëfilltë nuk do të përdorja Melon në qendër. Pra, po të kisha një sulmues tjetër do të ishte mirë. Sidoqoftë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, se mund të shkosh lart dhe poshtë. Ndaj të shikojmë problemin e marrjes së pikëve. Duhet të marrësh pikë brenda dhe jashtë saj. I tillë është kampionati, i shikojmë rezultatet që kanë dalë, ndaj nuk mund të them . Skuadra duhet të marrë trepikëshin se të jep qetësinë për ndeshjen pasardhëse. Të shikojmë ndeshjen e radhës , nuk mund të mendoj shumë gjatë se çfarë do të ndodhë”, – ka përfunduar Josa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh