Gjergj Vyshka 14.01.2015 07:50
Laçi ka fituar përsëri në ndeshjen miqësore në prag të fazës së tretë të Kategorisë Superiore. Ashtu sikurse të shtunën, teksa pat fituar ndaj Kamzës, të njëjtën gjë ka bërë dhe dje, ndërsa ka mundur në Fushë-Krujë, Ilirinë vendëse.
Pjesa e parë, edhe duke qenë se të dy skuadrat kanë luajtur me formacionet e tyre më të mira, ka qenë e barabartë, jo vetëm në nivelin e lojës, por dhe në rezultatin e bardhë pa gola, 0-0.
Në pjesën e dytë serinë e golave për kurbinasit e ka hapur Veliaj në minutë e 60-të, i cili e ka kaluar Laçin në epërsi. Mirëpo Iliria ka barazuar vetëm 7 minuta më pas, në të 67-tën, me anë të Lleshit.
Ai që do ta vuloste fitoren e Laçit do të ishte Rafael Soza, që ka shënuar në të 77-tën minutë. Përfundimisht 2-1 për Laçin në miqësoren e luajtur dje në Fushë-Krujë dhe kurbinasit marrin fitoren e dytë radhazi në miqësore.
Iliria e Fushë-Krujës – Laçi 1-2
Shënues: Lleshi 67’ / Veliaj 60’, Soza 77’