Adriatik Balla 23.05.2015 20:50
Laçi është skuadra që e bëri këtë kampionat më të bukur. Kurbinasit ia dolën të regjistronin ndeshje vërtet të bukura dhe vunë në vështirësi serioze kundërshtarët për titull.
Nëse në fazën e dytë Laçi nuk do të kishte ato probleme me dëmtimet, sot do të ishte me siguri pjesëmarrës në Ligën e Evropës.
Përfundimisht kurbinasit e mbyllën sezonin me 69 pikë, në vend të pestë, vetëm 2 pikë larg Tiranës së vendit të katërt dhe 3 pikë larg Partizanit të vendit të tretë.
Dje Laçi mundi Apoloninë në Fier me rezultatin 4-1. Pas kësaj ndeshjeje, pritet largimi i trajnerit Armando Cungu, i cili ka dhënë dorëheqjen e paralajmëruar nga stoli i klubit kurbinas.