AlbanianSport.com 27.08.2015 21:45
ASNN – Laçi është konsoliduar prej disa vitesh në Kategorinë Superiore dhe ky ekip lufton jo për mbijetesë por për vend nderi në renditje.
Sezonin e fundit arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe shumë syresh mendojnë se kjo u arrit falë punës së mirë të trajnerit Armando Cungu.
Dhe nuk gabohen, sepse Cungu është shndërruar në trajneri që u shkakton panik rivalëve të tij në kampionat.
Kjo, nisur nga skemat taktike efikase që aplikon dhe karikimi i pazakontë që u bën lojtarëve të tij, duke i motivuar si askush tjetër për të dalë me rezultat pozitiv nga fusha.
Kjo ndodhi edhe në takimin ndaj Partizanit këtë sezon, ku Laçi barazoi në “Qemal Stafa” 1-1 me të kuqtë, pavarësisht se Partizani shihet pretendent.