Kushte skandaloze në Burrel, stadiumi “Liri Ballabani”, si në mesjetë

Share Button

Stadiumi-Burrel

AlbanianSport.com 19.08.2015 10:15

ASNN – Kanë mbetur vetëm pak javë nga fillimi i sezonit të Kategorisë së Parë dhe kushtet në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit Burrelit janë kritike, raporton e përditshmja më e vjetër sportive shqiptare në treg, “Sport Ekspres”. Për të disatën herë trajneri Vladimir Gjoni e ka ngritur shqetësimin e gjendjes së rënduar të stadiumit, aneksit dhe dhomave të zhveshjes. Gjatë një vëzhgimi në mjediset e brendshme të stadiumit përballesh me kushtet mesjetare të dhomave të zhveshjes së futbollistëve, gjyqtarëve dhe dusheve.

Prej shumë muajsh nuk është vënë dorë nga pushteti lokal, ndërkohë që gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar nga muaji në muaj. Edhe vitin e kaluar janë kryer investime, por amortizimi i taracës së tribunës VIP dhe lagështira e madhe kanë bërë që muret dhe tavanet e dhomave të zhveshjes të kenë probleme serioze, vijon gazeta në fjalë. Trajneri Gjoni me të drejtë ka kërkuar ndërhyrjen e Bashkisë së Matit për të ndryshuar gjendjen. Jo vetëm dhomat e zhveshjes dhe dushet e ekipit vendas janë në këtë situatë. Edhe dhomat e zhveshjes dhe dushet e ekipi mik janë në gjendje kritike.

Disa ditë më parë mjediset e “Liri Ballabanit” janë inspektuar nga kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, por ai nuk ka dhënë sqarime në se pushteti lokal do të investojë për ndryshimin e gjendjes, por ka pranuar se situata është problematike. Dje, zyrtarë të policisë lokale dhe të FSHF-së kanë inspektuar stadiumin e Burrelit dhe pas vëzhgimit të kryer janë shprehur se kushtet në këtë stadium janë përkeqësuar dhe se Bashkia e Matit duhet të kryejë investime për rrethimin e jashtëm, të brendshëm, shkallët e stadiumit, tribunën VIP dhe sidomos në mjediset e brendshme të tij, në dhomat e zhveshjes, dushe, tualete, etj.

Ajo që duhet theksuar, është se fusha e Burrelit,është vetëm njëra nga fushat apo stadiumet e niveleve inferiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit që i kanë mjediset sportive në këtë “derexhe”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh