Nga AlbanianSport.com 14.02.2016 17:35
ASNN – Të premten, punëtorët e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” kanë qëndruar me shtupë në dorë për të hequr ujin nga parketi, sepse në shiun që ka rënë gjatë pasdites në kryeqytet pikonte çatia e impiantit.
Që do të thotë se çfarë binte jashtë hynte brenda e për rrjedhojë një basketbolliste e Kamza Basket, Ymeri, ka lënduar kaviljen teksa ka rrëshqitur në pjesën e lagur të parketit.
Ishte shpresuar që të në finale të mos bjerë shi dhe çatia e “dinozaurit” “Asllan Rusi” të mos pikojë më. Dhe fatmirësisht kështu ka ndodhur por kjo situatë është me të vërtetë absurde.
E vetmja çështje që ngrihet, është që lutemi që ditën e ndeshjes me Italinë, më 24 shkurt, të mos bjerë shi, ose të paktën të bjerë aq pak sa të mos na pikojë çatia e “Asllan Rusit”.
Mbase vallja e njohur indiane e shiut mund të na hynte në punë në këtë rast… sidomos duke qenë se jemi në vitin 2016 dhe po shkojmë drejt Evropës….