AlbanianSport.com 11/03/2018 10:05
ASNN – Ditët e fundit është shfaqur dokumentari “Kur Luante Butrinti”, qe risolli ne kujtesën e te pranishmeve, emra, foto, ngjarje, rrëfime, intervista dhe histori te atyre viteve kur Butrinti rivalizonte në volejboll me Dinamon dhe simotrat e saj. Së shpejtim ky dokumentar, do të transmetohet në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, si prodhim i RTSH Sport, në ciklin “Kujtesa e sportit shqiptar”.
Saranda, ose qyteti i bukur buzë Jonit, përjetoi emocionet e pazakonta te një historie interesante te volejbollit te meshkujve, qe pas viteve 60 deri ne vitet 90, beri mrekullinë me emrin e madh, Butrintin. Salla e kinemasë ne bashkinë e qytetit, ishte e vogël për numrin e spektatoreve te shumte dhe te ftuarve të veçantë, qe erdhën nga larg, si Vangjel Koja, Shaban Uka, Leonard Tase dhe Hysen Domi, te gjithë personalitete te sportit te rrjetës. Ideatori dhe skenaristi, gazetari i RTSH-së Defrim Methasani, ka ngjitur ne skene disa prej atyre qe bashkëpunuan dhe ndihmuan ne realizimin me sukses te një pune te gjate. Me pas te gjithë ndoqën dokumentarin “Kur Luante Butrinti”, qe risolli ne kujtesën e te pranishmeve, emra, foto, ngjarje, rrëfime, intervista dhe histori te atyre viteve kur Butrinti rivalizonte me Dinamon dhe simotrat e saj.
(Sinkronat)
Puna e lavdërueshme e gazetarit Defrim Methasani, operatorit Bashkim Balla dhe montazhierit Gjergji Pano, u vlerësuan post ketij dokumentari nga ata qe morën fjalën, ndërsa një foto e përbashkët, fiksoi nje tjeter histori te “ish”-ëve te dikurshëm te volejbollit sarandjot, qe u rikthyen ne kujtese dhe u vlerësuan pas kaq shume vitesh. Se shpejti ky dokumentar, do te transmetohet ne ekranin e RTSH, si prodhim i RTSH Sport, ne ciklin “Kujtesa e sportit shqiptar”.