Kupa “Panajot Pano” zhvillon edicionin e 6-të, zgjerohet pjesëmarrja

Share Button

Panajot-Pano-turneu-2015

AlbanianSport.com 07.03.2015 22:55

ASNN – I kthyer tashmë në traditë, Turneu i minifutbollit “Panajot Pano” ka zhvilluar edicionin e 6-të. Për herë të parë në këtë veprimtari mori pjesë edhe një ekip me gazetarë nga Gjermania dhe pikërisht nga “Deutsche Welle”. Ndërsa ekipet e tjera janë nga RTK Kosova, Maqedonia, Shkodra, “SuperSport”-i, “Tring”-u, “RTSH”-ja dhe “Sport Plus”-i.

Pas ndeshjeve eliminatore, në gjysmëfinale kanë dalë ekipet e Shkodrës, RTK Kosovës, “Tring”-ut dhe “SuperSport”-it. Në turneun e organizuar në dy ditë, gara ishte e madhe teksa në finale arritën skuadrat e dy paketave të transmetimeve me pagesë, “SuperSport” dhe “Tring Comunication”, me këta të fundit që u shpallën dhe fitues të edicionit të 6-të turneut “Panajot Pano”.

Turneu “Panajot Pano” ka zhvilluar këtë fundjavë në edicionin e tij të 6-t. Për herë të parë në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe një skuadër me gazetarë nga Gjermania. Ndërsa skuadrat e tjera janë nga Kosova, Maqedonia, Shkodra dhe Tirana. Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë të përbërë nga gazetarë nga “Deutsche Welle”, RTK Kosova, Maqedonia, Shkodra, “SuperSport”-i, “Tring”-u, “RTSH”-ja dhe “Sport Plus”-i.

Në ceremoninë hapëse të aktivitet merrnin pjesë figura të shquara të futbollit shqiptar ndër vite, Ramazan Rragami, Mexhit Haxhiu, Armir Grima, Fatbardh Jera, Mikel Janku, Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, bashkëshortja e Panajot Panos, Rebeka dhe djali i tij, Ledio etj. Bahri Cani, gazetari shqiptar që punon në Dojçe Vele, ka shprehur emocionet për pjesëmarrjen në këtë turne.

Cani i ka bërë një dhuratë simbolike bashkëshortes së Panajot Panos, Rebekës. Më pas i ka ardhur radha ekipeve të zhvillojnë garën midis tyre. Pas ndeshjeve eliminatore, të luajtura sipas shortit, në gjysmëfinale kanë dalë ekipet e Shkodrës, RTK Kosovës, “Tring”-ut dhe “SuperSport”-it. Në finale arritën skuadrat “SuperSport”-it dhe “Tring”-ut dhe këta të fundit që u shpallën dhe fitues të edicionit të 6-të turneut “Panajot Pano”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh