AlbanianSport.com 25/02/2024 20:40
ASNN – Liverpuli fiton trofeun e parë të sezonit. Mposht 1-0 Çellsin në finalen e Kupës së Ligës Angleze, e fiton për herë të 10-të këtë trofe. Kapiteni Van Dajk ka bërë heroin në kohën shtesë, teksa i ka dhënë Liverpulit trofeun e Kupës së Ligës Angleze, duke triumfuar të dielën në finalen e madhe ndaj Çellsit, me rezultatin 1-0. Një sfidë që dhuroi spektakël, teksa goli erdhi vetëm në fundin e kohës shtesë nga kapiteni holandez i të kuqve, i cili shënoi në minutën e 118-të.
Futbolli anglez ka dhënë sot trofeun e parë të sezonit dhe kapiteni Van Dajk ka bërë heroin në kohën shtesë, teksa i ka dhënë Liverpulit trofeun e Kupës së Ligës Angleze, duke triumfuar në finalen e madhe ndaj Çellsit, me rezultatin 1-0. Një sfidë që dhuroi spektakël, teksa goli erdhi vetëm në fundin e kohës shtesë nga kapiteni holandez i të kuqve, i cili shënoi në minutën e 118-të. Kjo është hera e 10-të që “të kuqtë” e fiton këtë Kupë, duke qenë ata rekordmenët e këtij trofeu.
Ndërsa Çellsit tashmë i ka mbetur vetëm Kupa FA për të shpëtuar një tjetër sezon të dështuar. Kështu, djemtë e trajnerit Jurgen Klop, kanë dalë fitues në finalen e madhe, të zhvilluar në “mitikun” e “Uembli”, në një ndeshje spektakolare. Pavarësisht rezultatit, të parët topin në rrjetë e dërguan “blutë” e Londrës, me ish-“yllin” e Liverpulit, Rahim Stërling, që zhbllokon rezultatin në minutën e 33-të. Por, pas rishikimit të aksionit me sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), goli u cilësua i parregullt.
Dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në minutën e 60-të, por kësaj here, për skuadrën e Klopit, me sistemin VAR, që anuloi për pozicion të parregullt, golin e kapitenit, Virxhil van Dajk. Për golin “e vërtetë” të sfidës tifozët pritën deri në minutën e 118-të, të kohës shtesë, ku pas një harkimi të përsosur të Tsimikasit, nga goditja e këndit, shtatlarti holandez, e dërgon sërish topin në rrjetën e Petroviç, por kësaj here goli ishte i rregullt, duke shpallur kështu për herë të 10-të, skuadrën e Liverpulit, fituese të Kupës së Ligës Angleze dhe duke i dhuruar kështu të paktën një trofe Jurgen Klopit në edicionin e tij të fundit si trajner i “të kuqve”.