AlbanianSport.com 10.05.2015 16:30
Teuta e Durrësit rrezikon sezonin, pasi humbja e djeshme ndaj Kukësit ka vështirësuar pozitat e saj në klasifikim, ku tashmë Apolonia ndodhet vetëm një pikë larg dhe ka shansin që në ndeshjen direkte të nxjerrë jashtë loje ekipin durrsak. Ndeshja e djeshme,
që u luajt në Durrës, ishte natyrisht më e mirë për kukësianët, të cilëve u mjaftoi sulmuesi kryesor, Pero Pejiç, me një 3-golësh që jo vetëm e konfirmoi si “Këpucën e artë” të sezonit, por edhe për t’i dhënë një shtysë skuadrës verilindore që të sigurojë një vend nderi në tabelën e renditjes për të qenë pjesëmarrës i sigurt në Ligën e Evropës.
Pejiçi e zgjidhi mirë situatën, pasi shënoi dy gola gjatë pjesës së parë, në minutën e 12-të dhe të 41-të, ndërkohë që Çota shkurtoi diferencën në fundin e kësaj pjese. Në pjesën e dytë, Pejiçi shënoi edhe golin e tretë në minutën e 80-të, duke e bërë të sigurt fitoren, kurse vendasit ngushtuan në minutat e fundit në 2-3 me anë të Peposhit, por pa mundur ta përmbysnin takimin. Për pasojë Kukësi ngjitet në kuotën e 68 pikëve, një më
shumë se Partizani dhe shpreson për vend të dytë deri në fund, kurse durrsakët ndodhen në pozita të vështira të mbijetesës.