Adriatik Balla 18.06.2015 13:05
Kukësi po përjeton një moment ndryshimesh të mëdha, diktuar nga lëvizjet e shumta në skuadër, kryesisht largime, por me dijeninë dhe aprovimin e presidencës, pasi kuksianët kërkojnë një format të ri grupi dhe puna për këtë ka nisur.
Një pjesë e mirë e lojtarëve kryesorë do ta braktisin Kukësin këtë edicion, madje shumë lojtarë kanë lëvizur tashmë, sepse nuk janë ftuar të jenë pjesë e grupit në fazën përgatitore në Austri.
Portieri Argjent Halilaj pritet të rikthehet te Flamurtari, skuadra e vendlindjes së tij, ndërsa për mesfushorin Ylli Hoxha interesohen dy skuadrat e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana.
Gjatë qëndrimit në Austri Kukësi do të drejtohet nga braziliani Marselo Troizi, i cili pritet të qëndrojë në stol edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës. Sipas programit ndeshja e parë miqësore në Austri është planifikuar të luhet, më 18 qershor, në orën 18:30 me Slovanin e Bratislavës të Sllovakisë.
Më 20 qershor, në orën 17:00, nënkampionët e Shqipërisë do të provojnë forcat ndaj rumunëve të Botosani. Në ndeshjen e tretë miqësore, Kukësi do të përballet me MTK Budapest Ungam, më 22 qershor 2015.
Ndërsa testet me azerët e Neftçit të Bakusë dhe rumunët e Universitateas së Krajovës pritet të