Kukësi thyen Skënderbeun, Erion Dushku, goli që vlen 3 pikët (Video)

Share Button

Kukesi-Skenderbeu-1-0-Dushku-feston-2014

AlbanianSport.com 30.11.2014 17:55

ASNN – Në ndeshjen që vuri përballë nënkampionen me kampionen e sezonit të shkuar dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Kukësi ka mposhtur minimalisht Skënderbeun, duke iu falur një goli të vetëm të Dushkut me fillimin e pjesës së dytë.

Pjesa e parë e kësaj sfide të vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka qenë e luftuar nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat më të interesuara në frenimin e lojës së njëra-tjetrës sesa në krijimin e aksioneve sulmuese.

Pas një 45-minutëshi të parë me rrjeta të paprekura, ai i dyti nis me gol dhe Dushku do të kthejë në rrjetë një goditje këndi të kuksianëve, gol ky që do të mbetet në fuqi deri në fund. Kukësi merr fitoren që e ngjit në kuotën e 28 pikëve, një më pak se Tirana, që është ndalur të dielën në një barazim pa gola në kryeqytet përballë Laçit.

Ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 27 pikëve. Kategoria Superiore ka nisur të shtunën javën e saj të 14-të, javë e cila mbyllet të hënën. Në takimin e zhvilluar në Fier, Vllaznia ka korrur një fitore minimale, por mjaft të vyer, ndaj Apolonisë vendase, falë një goli të realizuar nga Soza në minutën shtesë të pjesës së parë.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia i largohet zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa humbja afron më shumë Apoloninë me Kategorinë e Parë, pasi mbetet në vendin e parafundit të renditjes. Java e 14-të mbyllet të hënën me sfidën e orës 17:00, midis Flamurtarit dhe Elbasanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh