Adriatik Balla 07.05.2015 15:15
Shtatlarti i sulmit të Kukësit, Pero Pejiç nuk ka dyshime për pjesëmarrjen e Kukësit në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kroat është i sigurt se verilindorët nuk do të gabojnë në tri ndeshjet e mbetura të kampionatit, ndonëse objektivi kryesor i nënkampionëve të Shqipërisë mbetet Kupa e Shqipërisë. “Unë jam i sigurt se ne do të luajmë në Evropë”, – ka deklaruar ai.
“Sigurisht që synimi ynë kryesor është të fitojmë Kupën e Shqipërisë, por edhe në kampionat do të luftojmë për ta mbyllur sezonin në një pozicion sa më të mirë”, – shtoi Pejiç. I pyetur nëse do të konsiderohet i dështuar sezoni i Kukësit nëse nuk arrin të fitojë asnjë trofe, Pejiç përgjigjet: “Nuk di ç’të them. Unë mendoj pozitivisht dhe them se me 100% do të luajmë në Evropë.”
“Këpuca e Artë” është një trofe individual që praktikisht Pejiç e ka siguruar, megjithatë
dëshira e tij është të shënojë edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit. Për sa i përket të ardhmes, Pejiç lë të kuptohet se gjithçka është e hapur, edhe pse do t’i pëlqente ta vijonte karrierën me Kukësin. Në të vërtetë, Pejiç është sulmuesi kryesor i Kukësit dhe natyrisht shpresa e këtij ekipi për të siguruar të paktën objektivin “Ligë e Evropës”.