Kukësi, pas 14 orësh udhëtim, tani, me sytë nga Torpedo e Kutaisit

Share Button

AlbanianSport.com 03/08/2018 15:40

ASNN – Pas udhëtimit 14-orësh dhe zërave për largime, vëmendja përqendrohet tek kundërshtarja gjeorgjiane. Kanë mjaft intensive 48 orët e fundit për Kukësin, që u eliminua të mërkurën në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, duke u mundur 0-3 përballë Karabagu, ndërsa ndeshja e parë në Shqipëri ishte mbyllur me rrjeta të paprekura. Skuadra verilindore ka kaluar nga një dështim në Ligën e Kampioneve, tek një udhëtim i lodhshëm, tek spekulimet e merkatos dhe menjëherë tek përgatitjet për një tjetër sfidë kontinentale.

Kështu mund të përmblidhen këto 48 orët e fundit për skuadrën verilindore, e cila është eliminuar të mërkurën në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, duke u mundur 0-3 përballë Karabagu, ndërsa ndeshja e parë në Shqipëri ishte mbyllur me rrjeta të paprekura.  Dhe, pas asaj humbjeje ku ndaj Kukësit u dhanë tri 11-metërsha, që e kanë acaruar presidentin Safet Gjici, i cili ka qenë gjithashtu i pakënaqur me skuadrën e tij, ka ardhur një udhëtim 14-orësh nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, drejt Stambollit e më pas drejt Tiranës.

Delegacioni i skuadrës shqiptare është nisur nga kryeqyteti azer rreth orës 18:30 të mbrëmjes, por për shkak të probleme me ndërthurjen e fluturimeve,ka ndeshur për shumë orë në aeroportin turk, për të arritur në kryeqytetin shqiptar vetëm në orën 08:00 të mëngjesit të së premtes. Sikur të mos mjaftonte kjo, në media janë hapur zërat se 4 lojtarë, Plaku, Shkodra, Dzharia dhe Rodriges janë drejt largimit të menjëhershëm. Por burime zyrtare pranë klubit verilindor i kanë hedhur menjëherë poshtë si të paqena këto spekulime.

Ato kanë theksuar se vetë fakti se Kukësi do të vijojë aventurën e tij në një tjetër veprimtari kontinentale, në Ligën e Evropës, nënkupton se nuk ka shanse që grupi i lojtarëve të preket. Madje në klubin nënkampion të Shqipërisë ekziston edhe bindja se vazhdimi në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit është i mundshëm, sepse përballë në turin e 3-të do të jetë skuadra e Torpedos së Kutaisit. Skuadra gjeorgjiane nuk është në nivelin e ekipeve më me emër në vend, si Dinamo e Tbilisit, dhe për herë të parë në histori ka arritur në këtë fazë të Ligës së Evropës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh