AlbanianSport.com 12/07/2019 20:05
ASNN – Skuadra e Gjokës mbizotëron në premton në pjesën e parë, por shkërmoqet në të dytën. Verilindorët e Kukësit mbizotëruan në pjesën e parë, por vijuan të ndëshkoheshin me 3 gola në pjesën e dytë përballë Debrecenit dhe kanë përpara një mision të vështirë, në mos të pamundur, përmbysjeje në “Elbasan Arena” pas një jave. Trajneri Ernest Gjoka mund t’i përligjë ato që tha në konferencën për shtyp, se “kjo ishte një humbje e padrejtë”.
Gjoka ka drejtë në atë që thotë, por kjo vlen vetëm për pjesën e parë, por pjesa e dytë ishte për t’u harruar për Kukësin, që shfaqi probleme serioze në prapavijë. Një paraqitje me dy fytyra ka qenë ajo e Kukësit të enjten në mbrëmje në takimin e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Evropës, në Stadiumin “Nagjerdei” të Debrecenit, ku verilindorët mbizotëruan në pjesën e parë, por vijuan të ndëshkoheshin me 3 gola në pjesën e dytë.
Dhe kanë kështu përpara një mision të vështirë, në mos të pamundur, përmbysjeje në “Elbasan Arena” pas një jave. Madje trajneri Ernest Gjoka mund t’i përligjë ato që tha në konferencën për shtyp, se “kjo ishte një humbje e padrejtë”. “Nuk mendoj se humbja me 3 gola ishte një rezultat i drejtë për këtë sfidë”, – ka këmbëngulur kreu i stolit të verilindorëve. Në fakt, Gjoka ka drejtë në atë që thotë, por kjo vlen vetëm për pjesën e parë, aty ku Kukësi i tij bëri një paraqitje mbresëlënëse.
Por vuajti, sikundër e kishte paralajmëruar edhe vetë, atë lojtarin që duhet të finalizonte aksionet. Atë lojtarin që të enjten nuk ishte dot Vasil Shkurtaj, ndaj edhe gjithçka që mbeti ishte përpjekja për ta goditur kundërshtarin nga lart. Rroca mund të konsiderohet mëkatar në njërin rast të mirë të humbur, por ai ishte virtuoz në rastin tjetër, të ndërtuar dhe të finalizuar nga vetë ai, aty ku portieri hungarez u mund, por jo shtylla e tij. Por pjesa e dytë është për t’u harruar për Kukësin.
Ekipi shfaqi probleme serioze në prapavijë, atje ku hungarezët arritën 3 herë ta tundnin rrjetën e nënkampionëve të Shqipërisë, madje edhe dy herë brenda vetëm minutash, nga e 77-ta, deri në 83-tën. Pësimi i golave nuk është ndonjë fenomen i panatyrshëm në futboll, por ajo që ishte shqetësuese ishte mënyra e pësimit të tyre, çka e ka lënë tanimë Kukësin në buzë të humnerës së eliminimit, që përtej Evropës, mund të ketë edhe pasoja të tjera për verilindorët.