AlbanianSport.com 13.09.2015 11:25
ASNN – Me takimin midis Tërbunit dhe Skënderbeut, që u luajt sot në Stadiumin e Pukës duke nisur nga ora 13:00 dhe u fitua nga miqtë me rezultatin 2-0, ka ngritur siparin java e 3-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Dy gola të shënuar nga nigeriani Piter Olajinka në dy skajet e pjesës së dytë u kanë mjaftuar korçarëve për të korrur fitoren e 3-të në po aq javë. Java e 3-të vazhdon me takimin në Kukës midis skuadrës vendase dhe Teutës.
Kjo ndeshje do të nisur të luhet në orën 16:00, ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00, Tirana ka pritur në kryeqytet Bylisin dhe nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e luajtur në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Përpjekjet e paqarta të bardhebluve për të dalë me tri pikët nga fusha e tyre u sprapsën nga skuadra ballshiote që largohet nga kryeqyteti me një pikë me mjaft vlerë. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Tiranën në tre javë kampionat.
Një javë më parë, bardheblutë e Shkëlqim Muçës barazuan 1-1 në fushën e vështirë të Laçit. Dy takimet e tjera të javës së tretë luhen të dielën, dhe duke nisur nga ora 16:00, Vllaznia pret në Stadiumin e Pukës Partizanin.
Ndërsa duke nisur nga ora 19:00, Laçi përballet në Fier me Flamurtarin. Në prag të zhvillimit të ndeshjeve të tjera, Skënderbeu kryeson renditjen e vetme, me 9 pikë, 3 më tepër sesa ndjekëset më të afërt, Teuta dhe Kukësi.
Kategoria Superiore
Java e 3-të:
Të shtunën, 12 shtator 2015:
Tërbuni Pukë – Skënderbeu 0-2
Shënues: Piter Olajinka 48’, 86’
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
Kukësi – Teuta 3-0
Shënues: F. Moreira 15’, Karioka 50’, Flores 86’
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Tirana – Bylis 0-0
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Të dielën, 13 shtator 2015:
Flamurtari – Laçi (16:00)
Fusha Sportive, Peqin
Vllaznia – Partizani (16:00)
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë