AlbanianSport.com 04/01/2021 17:10
ASNN – Verilindorët e drejtuar nga trajneri Hallaçi nisin përgatitjet për sfidën me Laçin. Skuadra e Kukësit ka lënë pas pushimet e fundvitit dhe është rikthyer ne fushe. Ekipi i drejtuar nga trajneri kukësian Rrahman Hallaçi, ka prekur fushen e kompleksit “Football Republic” ne stervitjen e pare zyrtare per vitin 2021, duke nisur menjehere nga puna per ndeshjen e se shtunes në fushë të huaj ndaj Laçit.
Skuadra verilindore kishte disa mungesa ne stervitjen e pare duke qene se futbollistet te cilet kane udhetuar jashte vendit, kishin orare me te vona fluturimi per te mberritur ne Tirane, megjithate diten e neserme te gjithe pritet qe te jene ne stervitje. Sakaq, para futbollisteve eshte prezantuar edhe ndihmes trajneri i Hallaçit. Anxhelo Molla do te jete ndihmësi i Hallaçit ne vazhdim.
Prezantimi i tij u be nga vete trajneri, i cili tashme duhet te pergatise skuadren edhe psikologjikishit per te lene pas rezultatet e fundit. Kukesi e mbylli vitin 2020 me nje humbje 0-3 ndaj Teutes, nderkohe qe te shtunen zbret ne fushe per ndeshjen ndaj kurbinasve, e planifikuar te luhet duke nisur nga ora 13:45 ne stadiumin e qytetit te Laçit.