Gjergj Vyshka 02.05.2015 07:55
Praktikisht jashtë garës për titull, Kukësi synon ta mbyllë sezonin në një pozicion të sigurt për Ligën e Evropës, edhe pse këtë objektiv mund ta sigurojë në rast suksesi në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Në “Zeqir Ymeri” nënkampionët e Shqipërisë do të presin Apoloninë, e cila udhëton drejt verilindjes me entuziazmin e fitores së fundit me Vllazninë.
Në këtë fushë të vështirët fierakët morën një barazim pa gola në fazën e dytë, çka e bën të besojë formacionin e Mërgjyshit se mund të tentojnë madje edhe fitoren. I distancuar 6 pikë nga Kukësi dhe Partizani, Laçi është i favorizuar nga kalendari dhe beson se mund të parakalojë të paktën një kundërshtar në renditje.
Në sfidën e radhës kurbinasit presin në shtëpi Flamurtarin, një kundërshtar pa objektiva që po u jep hapësirë futbollistëve të rinj. Një sfidë me vlerë vetëm statistikore luhet në Pogradec, mes Elbasanit dhe Vllaznisë, pasi asnjë nga këto dy skuadra nuk ka objektiva për këtë sezon. Formcioni i Muharrem Dostit është praktikisht në kategorinë e parë, ndërsa kuqeblutë e kanë siguruar mbijetesën.
Kategoria Superiore
Java e 33-të
(2-4 maj 2015)
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia ora 14:00
Laçi – Flamurtari ora 16:00
Kukësi – Apolonia ora 16:00
Skënderbeu – Teuta ora 19:00
Të hënën:
Partizani – Tirana ora 20:45
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 32 21 6 5 50-16 69
- Tirana 32 20 6 6 43-21 66
- Kukësi 32 19 6 7 48-22 63
- Partizani 32 19 6 7 35-22 63
- Laçi 32 16 9 7 37-17 57
- Flamurtari 32 10 8 14 27-30 38
- Vllaznia 32 11 4 17 26-36 34
- Teuta 32 8 2 22 26-46 26
- Apolonia 32 6 4 22 13-48 22
- Elbasani 32 4 1 27 17-64 13