Kukësi / Josa: Nuk flitet që tani për titull, kemi nevojë për merkato

Share Button

AlbanianSport.com 27/01/2021 23:10

ASNN – Në fakt, e ka filluar punën disi ndryshe, teksa në fillim është prezantuar me skuadrën të martën, e një ditë më pas, ka vijuar të prezantohet edhe zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës. Mirel Josa ka folur të mërkurën para mediave si kreu i ri i stolit të verilindorëve. Trajneri kryeqytetas deklaroi se momentalisht nuk mund të flasë për titullin për shkak të diferencës prej 16 pikësh me Vllazninë kryesuese, por do të punohet për realizimin e objektivave afatshkurtër për të shkuar drejt synimeve të mëdha.

Ai sugjeroi që të sillen lojtarë të huaj gjatë kësaj merkatoje. “Ju përshëndes të gjithëve, – tha ai në nisje të konferencës për shtyp. – U bë kohë e gjatë që nuk jemi takuar në këto 5 vite. Siç e dini, sot (të mërkurën) u bë prezantimi. Dua të falenderoj drejtuesit e klubit, presidentin, drejtorin për mënyrën dhe arritjen e bashkëpunimit që patëm bashkë. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt për 2-3 ditë. Normal që marr përgjegjësitë e mia, siç kam bërë në çdo ekip. Nuk kam nevojë të flasë më tepër se çfarë kam bërë në kampionatin shqiptar deri në këto momente.”

“Nuk dua të qëndroj tek e kaluara ime, – ka vijuar 57-vjeçari. – Të këqijat mbahen mend, të mirat jo. Problemi është çfarë do të bëjmë  këtej e tutje dhe ta çojmë skuadrën aty ku është. Është një eksperiencë që duhet të marrim të mirat dhe t’i lëmë këqijat mënjanë. Të bëjmë sa më pak gabime. Kemi patur gabime gjatë rrugës sonë duke patur parasysh se çfarë kemi bërë më përpara”, – ka theksuar trajneri i njohur, duke iu përgjigjur pastaj pyetjeve të gazetarëve.

 

– Çfarë ju bindi për të ardhur tek Kukësi?

– Kur thoni që ekipi është i konsoliduar, kemi lojtarë, por ende mungon ajo që ne i themi “team” (skuadër). Nuk është hera  e parë që marr ekipe në mes të sezonit. Jo se nuk e kam parë Kukësin. Ka patur oshilacione që nga ndeshja kur fitoi me Vllazninë. E kam ndjekur në Europë .Ka futbollistë që premtojnë. Duhet të konsolidohemi, jo se trajnerët e tjerë nuk kanë punuar në këtë drejtim. U binda nga objektivat që ka skuadra. Çdo klub mendon për objektivat e fillimsezonit. Puna ka ardhur deri këtu. Do të vazhdojmë punën për përmirësimin në vazhdimësi. Dy ndeshjet e fundit kanë dhënë vazhdimësi. Konsolidimi do të vijë në mënyrë graduale.

 

– A ju shqetëson fakti që nuk e keni ju ndërtuar këtë ekip?

– Nuk më shqetëson shumë që nuk e kam ndërtuar unë këtë ekip. Mund të kishim bërë zgjedhje të tjera. Në ndërtimin e skuadrës, ka punuar Nderimi, sepse ka përvojë në njohjen e futbollistëve dhe në përgjithësu. Nëse do të kem bashkëpunim me drejtimin teknik të ekipit, çdo gjë do të shkojë më mirë. Plus, duke pritur disa ardhje të reja dhe t’i shikojmë se në ç’gjendje janë. Rezultatet do të kërkohen menjëherë. S’mund ë fshihem të them se duhet kohë. U kërkoj lojtarëve maksimumin e tyre, sepse janë të përgjegjshëm për faktin se përse kanë ardhur këtu dhe përse paguhen.

 

– Cili është objektivi që ju keni me Kukësin?

– Kam biseduar me gazetarët. Më kanë kërkuar mendim për Superligën. Vllaznia i jep prioritet kampionatit, janë faktet që flasin. Kukësi ka hyrë për “kampion”, por me këtë diferencë, nuk do të jemi mirë nga mendja e kokës të themi që tani do të dalim “kampionë”. Do të mundohemi që për çdo ndeshje të japim maksimumin. Pastaj gradualisht do synojmë qoftë vendin e dytë, të tretë, pse jo dhe të parin. Kukësi, Partizani, Teuta, etj. do të bëjnë dhe ata hapat fals të vetët. Uroj që ne të mos bëjmë hapa fals. Në momentet që dhe ekipet e tjera, gabojnë do normalizohet situata, siç ndodhi në ndeshjet e fundit. Objektivat e fillimit të kampionatit ndryshojnë nga objektivat e momentit. Jemi në garë akoma për Kupën e Shqipërisë dhe vendin e dytë dhe të tretë. Ju e shikoni që diferencat janë të vogla në kampionatin tonë. Edhe ekipet pas kanë pretendimet e tyre. Duhet të jemi sa më të kujdeshëm në mbështetjen e shkuadrës për të luftuar si një trup i vjetër për të siguruar vazhdimësinë.

 

– Cilat janë planet e Mirel Josës tek Kukësi?

– S’dua t’i tregoj se do m’i kopjojnë. Bëj shaka. Edhe ekipi më parë kanë bërë lëvizjet e tyre me trajnerët brenda përbrenda për të riparuar gabimet dhe difektet që ka patur. Planet do t’i shikojmë në varësi të situatës dhe gjendjes së lotjarëve qoftë dy mbrojtësit që kanë ardhur,. Nuk do të thotë se këta lojtarë që do vijnë, do t’i fusim direkt se do bëjnë direkt diferencën. Nuk jemi në fazë përgatitore për të pritur përmriësimin e gjendjes fizike. Duhet të kemi dhe fat për gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën si sillen në fushë.

 

A keni parashtruar kërkesa për merkaton?

– Është biseduar për afrimin e lojtarëve. Unë brenda përbrenda Shqipërië nuk mund të sugjeroj, jo vetëm tani dhe para një jave për të marrë futbollistë. Flasim për klub dhe interesa. Do të shikohet për futbollistë që do t’i marrim nga jashtë. Edhe në shumë kamponate të Evropës nuk ka pushime të gjata. Kjo na ndihmon. Në merkato po gabojnë ekipet e mëdha, jo më ekipet shqiptare. Ka qenë e vështirë përpara dhe prej pandemisë, e cila na ka nxituar të marrim futbolllistë. Lojtarët janë ngarkuar shumë. Besoj se gabimet do të jenë minimale ose nuk do të jenë fare. Nuk ka ekip rivalë për të bërë llogari të ndryshme. Të gjithë ekipet mbrohen mirë dhe sulmojnë. Nga gjysma e dytë, ekipet po mundohen të sulmohen ndryshe , edhe për ekipet posthë renditjes që u kanë sjellë probleme ekipeve të sipërme.

 

– E nisni përvojën me Kukësin kundër ish-ekipit që ka fituar 4 kampionate?

– Ky është një problem në pamje të jashtme që mund të duket kështu. Kështu e solli fati dhe shansi para ndeshjes me Skënderbeun. Shkojmë në Korçë që të takoj njerëzit atje, besoj se atmosfera do të jetë shumë e mirë. Kjo përballje, në mos tani, më vonë do të vinte.

 

– Si do t’i cilësonit marrëdhëniet me presidentin Gjici?

– E para punës, kam folur me të 25 minuta. Bisedat e para i kam bërë me Nderimin. Çdo president kërkon rezutlatin. E shoh normale që presidenti të ketë llogari ndaj stafit dhe ndaj skuadrës. Kërkoj sinqeritet nga të gjithë, nga lojtarët, nga klubi që të jemi reciprokë. Të gjithë punojmë për një qëllim për të kapur objetkivat e presidentit. Nëse të tjerët arrijnë një objektiv, fitojnë një trofe apo një titull, unë dua të dalë 100 ehrë kampionë. Do të punojmë për këto objektiva. Të gabojmë sa më pak, se gabime do të ketë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh