AlbanianSport.com 04.08.2015 11:45
ASNN – Një humbje 0-3 në tavolinë të ndeshjes, 70 mijë euro gjobë si dhe do t’i dy ndeshjet e ardhshme në fushën e vet në Kupat e Evropës, pa tifozë. Ky shtë vendimi që Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dhënë sot për nënkampionen e Shqipërisë, Kukësin. Ndëshkim i fushës mund të shtrihet në dy sezone, në varësi të ecurisë së skuadrës verilindore në Kupat e Evropës.
Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dhënë vendimin përfundimtar për fatin e nënkampionëve shqiptarë, Kukësit, përsa i përket ndeshjes së ndërprerë me Legian e Varshavës. Sipas vendimit të afishuar në faqen zyrtare në Internet të organizmit që qeveris futbollin kontinental, uefa.com, Kukësi është ndëshkuar me humbjen 0-3 në tavolinë të ndeshjes.
Përsa i përket sjelljes së tifozëve, ku një lojtar polak u godit në kokë nga objekte të forta, çka çoi në ndërprerjen dhe, më pas, pezullimin e ndeshjes, Kukësi është ndëshkuar me 70 mijë euro gjobë si dhe do t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme në fushën e vet në Kupat e Evropës, pa tifozë. Ky ndëshkim i fushës mund të shtrihet në dy sezone, në varësi të ecurisë së skuadrës verilindore në Kupat e Evropës.
Mbetet për t’u mësuar sesa do të ndëshkohet ekipi polak për sjelljen e tifozëve të vet, pasi edhe mbi Legian e Varshavës rëndon akuza e hedhjes së objekteve të forta në fushë. Vendimi për Legian do të merret nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s më 13 gusht. Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet, siç ishte programuar, më 6 gusht, në kryeqytetin polak.
Kukësi ka një detyrë mjaft të vështirë, kapërcimin e situatës së krijuar nga ndeshja e parë dhe përmbysjen e humbjes 0-3, çka nënkupton se verilindorët do të kualifikoheshin vetëm në rast të një fitoreje me të paktën 4 gola diferencë.
Ja vendimi i plotë i UEFA-s:
Match: 2015/16 UEFA Europa League, 3rd qualifying round, first leg, FK Kukësi v Legia Warszawa, played on 30 July in Albania. The match was abandoned in the 52nd minute.
Kukësi
Incidents:
– Match not taken place in full: Art. 26 of the UEFA Europa League regulations
– Setting off/throwing of fireworks and/or objects: Art. 16 (2) (b) & (c) Disciplinary regulations (DR)
– Crowd disturbances: Art. 16 (2) (h) DR
– Illicit banner: Art. 16 (2) (e) DR
Decision:
The UEFA Control, Ethics and Disciplinary Body has decided to declare the match FK Kukësi against Legia Warszawa as forfeited. As a consequence, FK Kukësi is deemed to have lost the first leg 3-0. In addition, the Albanian club has been ordered to play their next two (2) UEFA competition home matches behind closed doors. The second match behind closed doors is deferred for a probationary period of two years. FK Kukësi have also been fined €70,000.
The return leg will take place on 6 August in Warsaw.
Legia
Charges:
– Throwing of objects – Art. 16 (2) (c) DR
This case will be dealt with by the UEFA Control, Ethics and Disciplinary Body on its next meeting on 13 August.