AlbanianSport.com 06.02.2016 10:40
ASNN – Izair Emini është te Kukësi për të shënuar sa më shumë gola dhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia nuk i fsheh objektivat e verilindorëve, teksa thotë: “Duam Kupën e Shqipërisë dhe Ligën e Evropës”.
I intervistuar nga televizioni informativ shqiptar, ABC News, sulmuesi i ri i Kukësit, Izair Emini, shpreson ta ndihmojë skuadrën e tij të realizojë objektivat e sezonit. Pas dy golave të shënuar, ai tregon se çfarë synon në këtë edicion.
Në fakt, nuk mund të kishte patur fillim më të mirë për të. Izair Emini debutoi me dy gola me fanelën e Kukësit, ndërsa shpreson të shënojë edhe shumë të tjerë për skuadrën e tij të re.
Sulmuesi 30-vjeçar, i ardhur nga Renova, është i kënaqur për zgjedhjen që ka bërë. Këtë të diel, kukësianët luajnë në fushën e Skënderbeut “kampion”, por Emini, nuk do t’ia dijë.
Objektivat e ekipit janë të rëndësishëm. Pasi provoi në kampionati e Maqedonisë titullin “kampion” me Shkëndijën e Tetovës, dhe “Këpucën e Artë” vjet me Renovën, Emini është tani në Shqipëri.