Kukësi / Hallaçi: Po përgatitim dosjen për t’u mbrojtur në UEFA

Share Button

Kukesi-Rrahman-Jonuz-Hallaci

Adriatik Balla 01.08.2015 19:50

Kukësi nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarit për ta ndërprerë ndeshjen kundër Legias së Varshavës, prandaj po përgatit dosjen me argumente për mbrojtje para komisionit disiplinor të UEFA-s. Shefi i klubit, Jonuz Hallaçi zbulon për mediat hapat që do të ndiqen në instancat e UEFA-s ku do të vendoset për fatin e ndeshjes dhe klubit verilindor pas episodeve të pakëndshme që u regjistruan mbrëmjen e së enjtes në “Qemal Stafa”.

“Vazhdojmë punën për grumbullimin e materialeve për provat juridike dhe ligjore për të kundërshtuar me forcë vendimin arbitrar të gjyqtarit të ndeshjes, i cili nuk ndoqi hapat e rregullores së futbollit”, – tha ai. – Do të bëjmë të pamundurën që të kopsitim një dosje të plotë.” Për klubin kukësian gjithçka është e qartë, ishte gjyqtari kryesor Stefan Klosner ai që vendosi ndërprerjen e ndeshjes. Sipas Hallaçit, ai nuk mori parasysh asnjë propozim të bërë nga ana e klubit shqiptar, duke marrë një vendim deri diku abstrakt.

“UEFA ka dërguar sinjale për të vazhduar takimin, – ka vijuar Hallaçi. – Gjyqtari shfaqi dyshime për ecurinë e ndeshjes që në pjesën e parë.   Vendimin përfundimtar e mori ai, duke mos marrë parasysh garancinë që i dhamë ne për të zbrazur stadiumin.” Pika më e fortë e mbrojtjes do të bazohet në faktin se asnjë tifoz nuk hyri në fushë për të rrezikuar vazhdimësinë e ndeshjes, ndërsa Hallaçi thekson se sjellja e tifozëve polakë ishte jokorrekte.

Për të, ky është një skenar i parapërgatitur nga segmente që dëshironin destabilizimin e situatës. “Askush nga ne nuk provokoi i pari, madje këtë e bënë tifozët dhe lojtari serb që shënoi golin, – ka pohuar zyrtari kukësian. – Nuk përjashtoj edhe një pjesë të vogël të tifozerisë së Kukësit që ranë pre e provokimeve dhe kontribuuan që skuadra jonë të ndëshkohet. Ata tifozë nuk kishin lidhje me Kukësin. Duda ndërroi fanellën dhe ishte gati për të luajtur dhe këtë e panë të gjithë.”

Hallaçi shton më tej se Kukësi do të kërkojë përsëritjen e ndeshjes ose vazhdimin e saj në minutën ku u ndërpre, ndërsa nënvizoi faktin se kjo ngjarje mund të ndikojë në të ardhmen e klubit, pasi presidenti Safet Gjici do të rishikojë pozicionin e tij në krye të Kukësit. “Personi që është prekur më shumë nga ajo shfaqje është presidenti Gjici, – yja Hallaçi. – Ai ndodhet në një pozicion të tillë që do të rishikojë pozicionin e tij në përfundim të vendimit të UEFA-s. Mund të marrë një ekip me më shumë emër.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh