AlbanianSport.com 25.06.2016 21:40
Kukësi ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri futbollistik. Eshtë firma “Macron”, ajo që ka përgatitur kostumet e reja sportive të skuadrës veriore. Fanellat e reja, futbollistët e Kukësit do t’i veshin që në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës, kundër Rudarit të Malit të Zi, e cila luhet në 30 qershor.
Në prag të pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, klubi i Kukësit ka prezantuar fanellat e reja. Është firma “Macron, ajo që veshi kombëtaren shqiptare, e cila do të veshë tashmë edhe futbollistët e klubit verior. Bashkëpunimin me këtë firmë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, e ka quajtur fatsjellës për në Ligën e Evropës dhe objektivat e tjerë që ka klubi.
Në 30 qershor, Kukësi luan ndeshjen e parë të turit paraeliminator në Ligën e Evropës me Rudarin e Malit të Zi. Presidenti Gjici është shprehur se objekivi i skuadrës së tij nuk është vetëm kalimi i tureve dhe kalimi në fazën e grupeve. Ndeshja Kukësi-Rudar, do të luhet në 30 qershor, në Stadiumin “Elbasan Arena”.