AlbanianSport.com 26.11.2016 14:05
ASNN – Kukësi është fituesi i edicionit të 8 të Kupës “Pavarsia”, të zhvilluar sot nga ora 11:00, deri në ora 14 në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Në këtë ngjarje, që u mbajt me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, morën pjesë 4 skuadra, ku përveç verilindorëve ishin edhe Prishtina, Otranto e Ulqinit dhe Shkëndija e Tetovës.
Skuadra e Kukësit mundi në finale Prishtinën, ndaj së cilës fitoi me rezultatin 2-0. Ishte një përballje e dominuar plotësisht nga verilindorët, që në fund ngritën edhe trofeun e këtij turneu. Moreira dhe më pas Lushtaku ishin ata që i dhuruan këtë triumf skuadrës së Kukësit.
Përpara kësaj finaleje, Kukësi dhe Prishtina zhvilluan ndeshjet e tyre përkatëse në gjysmëfinale ndaj Shkëndijës së Tetovës dhe Otrantos. Kukësi arriti të mposhtë skuadrën tetovare 3-1, ndërsa Prishtina fitoi vetëm në çastet e fundit ndaj Otrantos 1-0.
Kështu, Kukësi fitoi Kupën Pavarësia duke dominuar të gjithë kundërshtarët. Turneu ku marrin pjesë ekipe shqiptare edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi u mbajt në Tiranë. Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka pati në fushë edhe disa lojtarë të rëndësishëm si Hasani, Lushtaku, Greca apo Felipe Moreira. Kukësi mundi në finale Prishtinën.
Golat e Felipe Morerira dhe Lushtakut vendosën suksesin 2-0. Një veprimtari që shërbeu edhe për të parë lojtarë të rinj, ndërsa udhëzimet i dha ndihmëstrajneri Fatjon Tafaj. Më parë skuadra e Kukësit eliminoi Shkëndijën e Tetovës duke e mundur me rezultatin 3-1. Tetovarët aktivizuan lojtarë të rinj.
Prishtina nga ana tjetër eliminoi Otranton për të mbërritur në finale. Goli i Begollit në sekondat e fundit me 11-metërsh vendosi fatin e sfidës në favor të bardhekaltërve kryeqytetas. Skuadra nga Kosova pati futbollistë të rinj në përbërje. Ky ishte edicioni i tetë i Kupës “Pavarësia”, që mbahet çdo vit.