Gjergj Vyshka 13.01.2016 14:35
Kukësi është duke punuar me ngarkesë në periudhën përgatitore të Ulqinit. Kështu ka konfirmuar për “Sport Ekspres”, shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi. “Skuadra vijon të punojë me dy seanca stërvitore, paradite në anën fizike dhe pasdite në anën taktike”, – ka thënë ai.
“Shpresohet të merret ajo ngarkesë që i duhet ekipit për të përballuar më mirë këtë pjesë të dytë të sezonit në garën vendëse”, ka përfunduar Hallaçi, ndërsa Kukësi pritet të qëndrojë në Ulqin deri përpara ndeshjes së parë me Teutën për Kupën e Shqipërisë më 23 janar.
Ndërkaq, miqësoren e parë në periudhën përgatitore dimërore në Ulqin, verilindorët do ta luajnë nesër përballë skuadrës vendëse. Do të jetë një ndeshje që Duro e Lika do të shohin jo vetëm punën e bërë deri më tani, por dhe lojtarët e ardhur për të gjetur më pas më të mirën në formacionin që do të përballojë kampionatin dhe Kupën.