Gjergj Vyshka 25.04.2015 16:05
Kualifikimi në finale të Kupës së Shqipërisë duke eliminuar Skënderbeun i ka rritur pritshmëritë në kampin kuksian edhe në prag të sfidës direkte me kampionët e Shqipërisë në “Zeqir Ymeri”.
“Në Kukës janë përgatitur për festë dhe unë mendoj se është momenti që Kampionati dhe Kupa të fitohen nga Veriu. Besoj se me një fitore të mundshme ndaj Skënderbeut do të jemë shumë afër suksesit”, – ka thënë futbollisti Erion Dushku.
“Kjo është finalja e radhës, por jo ndeshja që do të na japë titullin. Kemi edhe katër ndeshje të tjera madje edhe me rivalë si Tirana”, – ka përfunduar futbollisti kryeqytetas i kukësianëve, Dushku.