AlbanianSport.com 21.10.2016 14:20
ASNN – Dy skuadrat e kreut të renditjes në Kategorinë Superiore, Skënderbeu dhe Kukësi, kanë një përballje të drejtpërdrejtë të shtunën. Janë 4 pikë diferencë midis tyre, por një fitore e skuadrës veriore do ta ngushtonte në 1 pikë këtë diferencë.
Trajneri Ernest Gjoka shpreson në fitoren, ndërsa sulmuesi Pero Pejiç dëshiron të shënojë në portën e Skënderbeut. Sfida Skënderbeu-Kukësi është ndeshja më e rëndësishme e javës së 8-të të Kategorisë Superiore.
Në fakt, luajnë dy skuadrat e kreut të renditjes dhe një fitore e Kukësit e ngushton në një pikë të vetme diferencën midis tyre. Për arritjen e këtij rezultat, trajneri i skuadrës verilindore, Gjoka thekson se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë.
Ndërsa sulmuesi kryesor i Kukësit, Pero Pejiç, i cili e ka veshur më parë edhe fanellën e korçarëve, e shikon si detyrë, shënimin e golit ndaj Skënderbeut. Takimi Skënderbeu-Kukësi luhet të shtunën, duke nisur nga ora 17:00.