AlbanianSport.com 09.08.2016 16:10
ASNN – Driton Kuka ka thënë se do të donte që pas Lojërave Olimpike të Rios të largohej. Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, ka bërë të ditur se ka menduar largimin, por e ka shtyrë atë deri në lojërat e ardhshme Olimpike, të cilat mbahen në Tokio.
Ai tha se këtë po e bën, pasi i ka premtuar Norës që do të punoj me të për Lojërat e Tokios. “Nora është ajo që sot, përkundër mendimit tim që ndoshta do ishte më mirë të anulonte pjesëmarrjen ne Olimpiadë, deshi të garoj luftoj aq sa mundi fitoj një ndeshje”, – ka thënë trajneri i njohur i xhudos.
“Mandej humbi nga rumunia të cilën e kishte mposht vitin e kaluar në Baku, por dy muaj pa stërvitje të përditshme ishte pengesë drejt medaljes! I premtova Norës që do punoj me të deri në Tokio edhe pse do doja të dal në pension”, – ka shkruar Kuka në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”