Kryhen 24 kontrolle anti-doping, ja kush iu nënshtrua testeve

Share Button

Doping-bluza

AlbanianSport.com 28/11/2014 11:35

 

24 kontrolle anti-doping janë ushtruar dje në sportin shqiptar, ndërsa gjithçka është bërë nga laboratori i anti-dopingut në Tiranë pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve nën drejtimin e doktor Mel Ostrenit. Sipas Ostrenit gjithçka është kryer sipas listave që Federatat Sportive kanë dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe Komisionit Kombëtar të luftës kundër anti-dopingut. Kurse përzgjedhja e emrave është bërë nga ndërkombëtarët.

Në listë kanë qenë dy peshëngritës, dy atletë, tre mundësa, tre boksierë, dy xhudistë, të gjithë pjesëtar të ekipeve kombëtare, apo dhe kandidat për të qenë pjesë e përfaqësueseve mbi bazën e rezultateve që ato kanë arritur. Në fakt kjo është një pjesë e dytë e analizave falas akorduar nga EERADO, ndërsa në listë kanë qenë emra të tillë si Shqiponja Brahja, Emanuel Lushi, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Vilson Ndregjoni, Elton Azuni, etj.

Ajo që duhet pranuar është fakti se shumica e sportistëve shqiptar, të cilët janë pjesëmarrës në aktivitetet ndërkombëtare, janë të kontrolluar rregullisht siç dhe ka ndodhur në Botërorin e Peshëngritjes për të rritur në Almati. Pa thënë që jo rrallë, WADA (Agjencia Botërore e Kontrollit Antidoping) ka ushtruar kontrolle të befasishme në vendin tonë, sidomos në disiplinën e peshëngritjes. Tashmë pas këtyre kontrolleve pritet të vijnë dhe rezultatet e tyre, mbase në një periudhë të shpejtë prej 21 ditësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh