AlbanianSport.com 11.02.2016 18:45
ASNN – Vendet kandidate për të drejtën e zhvillimit të Lojërave Olimpike të vitit 2024, vazhdojnë të publikojnë logot që do të paraqesin në rast se fitojnë të drejtën. Parisi ka publikuar një ditë më parë logon, që ka si imazh Kullën Eifel. Pamjet janë projektuar mbi Harkun e Triumfit.
Kështu, imazhi ikonë që mishëron kryeqytetin francez, ai i Kullës Eifel do të jetë në logon e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Organizatorët e kësaj veprimtarie të rëndësishme botërore, kanë bërë publike një ditë më parë logon e re e cila është projektuar mbi Harkun e Triumfit, një tjetër emblemë e kryeqytetit parizien.
Në sfond shkruhet emri i Parisit, qytetit kandidat. Një logo kjo që krijon ndjenjën e unitetit, që bashkon të gjithë francezët, pa dallim feje dhe ngjyre. Parisi është kandidat për Lojërat Olimpike të vitit 2024, ku garon bashkë me Budapestin, Los Anxhelosin dhe Romën.