Kriza e pas-Laçit, tek Kukësi bojkotojnë stërvitjen, shkak, pagat e pashlyera

Share Button

AlbanianSport.com 22/06/2020 22:25

ASNN – Humbja nuk është fundi i botës, por humbja e së shtunës me Laçin, në fushën e kësaj të fundit, mund të cilësohet padyshim si fundi i shpresave që Kukësi kishte ushqyer për t’i mohuar, në “metrat e fundit”, titullin Tiranës. Përtej ankesave të drejtuesve të klubit verilindor për gjyqtarët e takimit në Kurbin, atmosfera nuk ka qenë aspek pozitive në radhët e skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Madje kanë fjalët e këtij të fundit pas humbjes me Laçin, që kanë ndezur sinjalin e alarmit tek Kukësi. “Po ikën Murinjo, e jo më unë…”. Ishte në fakt kjo batutë e Shehit që “trazoi” Kukësin. Sikur të mos mjaftonte humbja që verilindorët pësuan në Laç dhe mbetja plot 9 pikë me kreun, që mbahet nga bardheblutë kryeqytetas, një fjali e dhënë prej trajnerit pas ndeshjes, krijoi dyshime për të ardhmen e tij në stol.

Dhe efekti “domino” ka vijuar dhe burime pranë klubit verilindor kanë pohuar posaçërisht për “Fjala.al” se të hënën, lojtarët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë pagat. Sipas këtyre burimeve, futbollistët kanë pritur të shlyhen pas ndeshjes me Laçin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe unanimisht kanë vendosur të mos paraqiten në stërvitje.

Sapo kanë mësuar këtë lajm, drejtuesit e Kukësit kanë thirrur ekipin në një mbledhje urgjente për të sqaruar situatën. Kjo është një situatë e paprecedentë, për më tepër kur bëhet fjalë për një klub si Kukësi, që është njohur për korrektësi financiare dhe ka bërë diferencën në pagesa. Në fakt, ishte programuar për të hënën edhe analiza e Laçit, e cila do të shërbente për të nxjerrë në pah të metat dhe shpërndarë përgjegjësitë.

Në fakt, kritikat e para futbollistët i patën marrë dhe atyre që nuk ishin në formën e duhur në atë vizitë kurbinase, nuk iu kursyen vërejtjet prej presidentit Safet Gjici, të cilat u përcollën nëpërmjet drejtuesve. Por duket se zhvillimet në këtë analizë dhe mungesa e shlyerjes së detyrimeve financiare po çon në një situatë të pazakontë për Kukësin, ndërsa gjithçka pritet të sqarohet në orët në vijim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh