AlbanianSport.com 07.05.2015 14:25
ASNN – Për pak javë do të mbarojë sezoni 20014-15 në futboll për t’i lënë rrugë atij 2015-2016, që, për skuadrat kosovare, me shumë gjasa do të jetë për herë të parë edhe kualifikues për veprimtaritë evropiane.
Por për skuadrat kosovare nuk do të jetë aq e lehtë dalja në Evropë, as në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës pritet të pranohet në UEFA. Çdo klub që merr pjesë në veprimtaritë evropiane duhet të plotësojë pesë kriteret bazë të UEFA-s.
Por, sot për sot asnjë skuadër kosovare nuk i plotëson ato. Vetëm një skuadër vlerësohet se është afër, Prishtina, por që çalon në kriterin financiar dhe atë infrastrukturor, dy kriteret më të vështirat për t’u përmbushur.
“Pa plotësimin e 5 kritereve nuk ka licencim të skuadrave për garim në Evropë dhe ky është rregull strikt i UEFA-s”, – ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cituar nga e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”.