AlbanianSport.com 07/09/2021 23:25
ASNN – Kristiano Ronaldo duhet të presë deri të martën e ardhshme për debutimin e tij të dytë me Mançester Junajtid në Premier Ligë. Portugezi do të bëjë vetëm një ditë stërvitje me shokët e tij të skuadrës pasi duhet të izolohet për 5 ditë në rezidencën e tij për shkak të rregullave të “Covid-19”.
Kjo nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme që trajneri Ole Gunar Solskjaer ta zgjedhë atë që nga fillimi për ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër Njukasëllit, pasi është edhe Rafael Varane, ai që ka dy javë që përgatitet të luajë ndeshjen e tij të parë pas mbërritjes në Angli. Kështu, Ronaldo do të jetë në stol.
Dhe mund të presë që të luajë të martën kundër Jang Bojs të Bernës, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës sp Kampioneve. Edhe pa kufizimet e “Covid-19”, pushimi për ndeshjet e përfaqësueseve do ta kishte kufizuar Solskjaerin që ta aktivizonte Ronaldon që të premten.
Por tifozët do të jenë në gjendje ta mirëpresin atë përsëri në “Olld Traford”. Atëherë kur lojtari pritet të bëjë një përshëndetje në rrethin e qendrës së fushës para fillimit të ndeshjes.