AlbanianSport.com 15.05.2015 20:10
ASNN – Organizata ‘Save the Children’ ka hedhur poshtë lajmin se Kristiano Ronaldo ka dhuruar 7 milionë euro për fëmijët e prekur nga tërmeti në Nepal.
Ata falënderojnë Ronaldon për përkrahjen e vazhdueshme, por thonë se lajmi se Ronaldo ka dhuruar 7 milionë euro është fals.
“Ambasadori i “Save the Children”, Kristiano Ronaldo e ka ngritur zërin e tij për fëmijët anë e mbanë botës dhe për ata në Nepal po ashtu, – thuhet në njoftimin e “Save the Children”.
“Por lajmet e fundit për donacionin e tij janë false, – vijoi më tej njoftimi. – Ne e falënderojmë Ronaldon pasi ka ndikuar shumë te njerëzit e tjerë që të ndihmojnë fëmijët dhe familjet e prekura në Nepal.”
Ditë më parë, mediat i bënë jehonë lajmit se Ronaldo dha 7 milionë euro për fëmijët nepalezë, por kjo duket se rezultoi një mashtrim.