AlbanianSport.com 23.05.2015 21:45
ASNN – Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo i ka uruar fat Stivën Xherrardit dhe ka insistuar se ka qenë kënaqësi për të që ka luajtur kundër tij. “Përshëndetje Stivën, vetëm dua të them se ishte kënaqësi të luaja me ty për shumë vite, kur kam qenë te Mançester Junajtid, kundër Liverpulit, – deklaroi Ronaldo për kanalin televiziv të e Liverpulit. – Ti je futbollist fantastik.”
“Të uroj çdo të mirë në karrierën tënde dhe në jetë!” – shtoi ai. Nga edicioni i ardhshëm, Xherrardi i ardhshëm do të luaj në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), tek skuadra e “Los Anxhelos Galaksi”, ndërsa fundjavën e shkuar e luajti ndeshjen e tij të fundit në “Enfilld Roud”. Ronaldo dhe Xherard kanë pasur një raport të mirë mes tyre gjatë kohës kur portugezi luante në Premier Ligën Angleze, pavarësisht se ishin kundërshtarë në fushë.