Kristiano da Silva, një brazilian kuqezi për portën e futbollit të sallës

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2021 19:25

ASNN – Brazilianët kanë mbushur përfaqësueseset e vendeve të Evropës në futbollin e sallës, por është e rrallë të shohësh një brazilian që luan në portë e për më tepër, që luan për Shqipërinë. Këtë e pohon edhe vetë Kristiano da Silva. Nuk është normale, sepse kur përmend Brazilin, të gjithë mendojnë që po, ai është lojtar teknik, shënon gola, por unë kam zgjedhur të luaj portier dhe më duket interesante”, – pohon ai, duke folur për AlbanianSport,net.

Po cili ka qenë rrugëtimi i tij drejt fanellës kuqezi? “Erdha në Kosovë në 2016-ën, kur luaja me Feniksin në Ligën e Kampioneve, – rrëfen Da Silva. – Aty trajneri (Erind) Resuli pa lojën time, i pëlqeu e më ftoi dhe unë e pranova me kënaqësi dhe jam shumë krenar të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Për 31-vjeçarin, përfaqësimi në ngjyrat kuqezi ka ardhur natyrshëm, teksa nxiton të thotë: “Jo, jo, për mua është normale, sepse këtu ndjehem si në shtëpi dhe gjithçka është normale dhe e qetë.”

Shqipëria e humbi ndeshjen e parë 14- në Kroaci, në një takim ku Da Silva bëri 32 pritje, dhe ai e pranon se dy ndeshjet e para llogariteshin të vështira. “Ndaj Kroacisë ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç do të jetë ndaj Ukrainës, por ne mund të bëjmë një punë të mirë këtu, – thotë braziliani. – Unë u besoj shokëve të skuadrës dhe kam besim.” Portieri kuqezi e vlerëson lart Kombëtaren shqiptare. “Ne jemi një skuadër e re në këtë nivel, por kemi një grup të mirë lojtarësh”, – thotë ai.

“Por punojmë fort dhe mendoj që do të bëjmë gjëra të mira këtu”, – shton Da Silva. Po si ka ecur braziliani kuqezi me gjuhën shqipe? “Haha… kam mësuar gjërat më kryesore, ato më të mirat… qysh je, ça bone, a je mirë”, – thotë ai duke folur shqip me theks nga Kosova.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh