Krist Ramadani: Shtanga, pasioni im, në pak vite synoj legjendat (I)

Share Button

Nga Adriatik Balla (Gazeta “Sot”) 26.02.2017 13:25

Peshëngritja është sporti që i ka sjellë më shumë medalje Shqipërisë nga veprimtaritë ndërkombëtare, duke i bërë shqiptarët krenarë me paraqitjen e saj. Një numër i madh shtangistësh shqiptarë kanë lënë gjurmë në garat evropiane të këtij sporti dhe shtanga kuqezi në tërësi vijon të konkurrojë në nivel të lartë falë sportistëve të saj cilësorë. Natyrisht, nuk ka shumë sportistë gjatë viteve të fundit dhe ka rënie të ndjeshme të elementit që angazhohet, por talente në shtangë ka pasur e ka dhe kjo e bën këtë sport të ketë të ardhme.

Një nga sportistët e rinj që ka spikatur gjatë viteve të fundit dhe që ka premisa të bëhet një shtangist i madh, është djaloshi 16-vjeçar Krist Ramadani, pjesë e klubit të Tiranës, i cili dy ditë më parë u shpall “kampion kombëtar” për të rritur, duke u futur kështu në rangun e sportistëve elitarë. Kristi ka një pasion të madh për shtangën dhe në vazhdimësi ka arritur rezultate të larta, duke qenë premtues. Suksesi i fundit në kampionat shërben si motivim për vazhdimësinë, por ai ka ambicie për të qenë shtangisti më i mirë i vendit dhe për të qenë në zonën e medaljeve në garat ndërkombëtare.

Me vlerë në këtë kuadër është Europiani U-17 që do të zhvillohet në shtator në Kosovë, ku Kristi synon medaljen e artë. Një tjetër objektiv i tij madhor është të thyejë rekordet kombëtare, që mbahen nga idhujt e tij si Godelli etj. Në këtë intervistë dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, del në pah shpirti i lartë sportiv dhe ambicia e një djaloshi për të qenë kampion e rekordmen kombëtar i peshëngritjes. Këtë intervistë AlbanianSport.com do t’ju sjellë në 3 pjesë, duke nisur nga dita e hënë, e duke vijuar të martën dhe të mërkurën.

 

Kush është Kristi Ramadani?

 

Datëlindja:      29.10.2000

Vendlindja:     Tiranë

Sporti:             Peshëngritje

Klubi:              “Tirana”

Shkolla:            “Sinan Tafaj”, viti i parë

Rezultati:         115 kg shkëputje, 145 kg shtytje

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh