Krist Ramadani: Daniel Godelli, etaloni & njeriu që dua t’i thyej rekordet (IV)

Share Button

Nga Adriatik Balla (Gazeta “Sot”) 26.02.2017 10:25

Një nga sportistët e rinj që ka spikatur gjatë viteve të fundit dhe që ka premisa të bëhet një shtangist i madh, është djaloshi 16-vjeçar Krist Ramadani, pjesë e klubit të Tiranës, i cili dy ditë më parë u shpall “kampion kombëtar” për të rritur, duke u futur kështu në rangun e sportistëve elitarë.

Kristi ka një pasion të madh për shtangën dhe në vazhdimësi ka arritur rezultate të larta, duke qenë premtues. Suksesi i fundit në kampionat shërben si motivim për vazhdimësinë, por ai ka ambicie për të qenë shtangisti më i mirë i vendit dhe për të qenë në zonën e medaljeve në garat ndërkombëtare.

Në këtë intervistë dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, del në pah shpirti i lartë sportiv dhe ambicia e një djaloshi për të qenë kampion e rekordmen kombëtar i peshëngritjes. Këtë intervistë AlbanianSport.com jua solli në 3 pjesë, duke nisur nga dita e hënë, e duke vijuar të martën dhe të mërkurën, dhe sot është pjesa e tretë dhe e fundit.

 

…vijon nga dje

 

– Nga të buron ky besim i madh për vazhdimësinë?

– Unë kam objektiva të mëdha për të arritur gjatë këtij viti dhe në vazhdim. Dua të jem një shtangist i madh dhe vëmendja ime është tek puna në stërvitje. Motivimi vjen në mënyrë të natyrshme por besimi më shumë më buron ngaqë kam mbështetje të madhe të familjes, trajnerit, shokëve dhe dashamirësve të mi. Mbi të gjitha familja ime, e cila më ka krijuar kushtet dhe më ka mbështetur e inkurajuar vazhdimisht.

 

– Kush nga familja ka ndikuar tek ju që të ushtroni sporti? Keni ndonjë në familje që merret me sport?

– Mami im është marrë 6 vjet me sportin e notit dhe ajo ka qenë iniciatorja që unë të merresha me sport. Pas Olimpiadës së Athinës më ka treguar për Majkëll Felps dhe për Luan Shabanin, duke më udhëzuar të zgjidhja. Dhe unë zgjodha të ushtroja peshëngritjen.

 

– Ju jeni në shkollë, si ia bëni që të frekuentoni të dyja njëkohësisht?

– Po, i frekuentoj rregullisht pa i prishur punë asnjërës. Jam gjimnazist tek shkolla “Sinan Tafaj”. Gjithçka shkon mirë. Stërvitjen e paradites e zhvilloj në orën 10, kurse pasdite shkoj pasi kam mbaruar mësimin. E rëndësishme është të them se stërvitja nuk më ka penguar për shkollën.

 

– Keni admirues që ju ndjekin, kush janë ata?

– Kam admiruesit e mi, janë kryesisht shokë e shoqe që më ndjekin gjatë garave dhe bëjnë tifo për mua. Kam tifozë që më përkrahin që kur unë isha në klasë të parë. Është gjithmonë bukur kur merr mbështetje.

 

– Nga kush merr më shumë kritika?

– Shoku i skuadrës, Daniel Godelli, ai më kritikon më shumë, por e bën për të mirën time. Ai dëshiron nga unë që çdo gjë ta bëj mirë dhe ndihet i kompletuar kur ajo që kërkon nga mua është realizuar. Duke qenë në një palestër më ndihmon shumë eksperienca e tij.

 

– Cili është stili i preferuar?

– Preferoj më shumë shtytjen dhe nuk trembem të them se në këtë stil ndihem më mirë. Është stili ku mund të marrësh maksimumin dhe të rikuperosh mangësinë që ke në stilin tjetër. Luhen shumë kilogramë në shtytje dhe duke qenë stil që zhvillohet i fundit në procesin e garës, merr më shumë vëmendje për objektivat e përgjithshme të një sportisti në aktivitet. Mendoj që është stili ku mund të bëhet diferenca në garë.

 

– Kujt rekordi ia ke vënë syrin momentalisht?

Është herët, por synimi im është të thyej të dy rekordet, të Daniel Godellit në 77 kg që ka ngritur në shkëputje 166 kg, si dhe të Hysen Pulakut që ka ngritur në shtytje 197 kg.

 

– Nëse lypset të kërkoni mbështetje, nga kush e prisni?

– Natyrisht, mbështetjen e kërkoj nga federata dhe do të ishte jo e drejtë nëse nuk e shprehja interesimin për një motivim më të madh, duke më krijuar mundësinë në pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Këtë e kërkoj për aq sa meritoj, asgjë më shumë.

 

– Për një sportist elitar ka shpenzime, është detyrim i shtetit të sponsorizojë talentet…

– Hap pas hapi do të vijnë të gjitha. Mendoj se do të marr edhe bursë olimpike, ma kanë premtuar, por nuk ka dalë ende. Gjithsesi, vëmendja ime është tek stërvitja dhe rezultatet. Dua t’i bëj krenarë shqiptarët me rezultatet e mia dhe premtoj se nuk do t’i zhgënjej.

 

Kush është Kristi Ramadani?

 

Datëlindja:      29.10.2000

Vendlindja:     Tiranë

Sporti:             Peshëngritje

Klubi:              “Tirana”

Shkolla:            “Sinan Tafaj”, viti i parë

Rezultati:         115 kg shkëputje, 145 kg shtytje

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh