Kreu i PSG-së, Al-Khelaifi, & ish-nr. 2 i FIFA-s, Valke, nën akuzë për mitmarrje

Share Button

AlbanianSport.com 21/02/2020 20:10

ASNN – Presidenti i Paris SG-së, Al-Khelaifi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke janë paditur nga prokuroria e Zvicrës për korrupsion. Ata akuzohen për të marrje ryshfeti për dhënien e të drejtave televizive për transmetimin e ndeshjeve të futbollit të Botërorit. Por të dy, i kanë hedhur poshtë akuzat, madje kërkojnë nisjen e një hetimi për prishjen e imazhit nga mediat. Padinë  e kofirmon edhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër, nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Një i dyshuar i tretë, pa emër në këtë rast dhe i përshkruar nga prokurorët zviceranë si “një biznesmen në sektorin e të drejtave të sportit”, është gjithashtu i akuzuar, thuhet në deklaratë. Al-Khelaifi, i cili është edhe shefi i kanalit televiziv të Katarit BeIN Sports, dyshohet se i ka dhënë dhurata të papërshtatshme Valkes, me qëllim të sigurimit të të drejtave të transmetimit për ngjarjet prestigjioze, përfshirë Botërorin. Këto akuza, kreu i i klubit parisien i quajti si të pabazuara.

Ndërkaq, Valke ka qenë dikur ish-krahu i djathtë i Sep Blaterit në FIFA. “Pas një hetimi tre-vjeçar, unë jam i kënaqur që të gjitha akuzat për ryshfet në lidhje me Botërorët 2026 dhe 2030 janë tërhequr”, – tha Al-Khelaifi në një deklaratë, duke këmbëngulur se “akuzat nuk kanë dhe nuk kanë pasur kurrë, ndonjë bazë.” Biznesmeni pa emër ndërkohë u padit për ryshfet pasi pagoi kompaninë e Valkes, “Sportunited LLC”, 1.25 milionë euro gjithsej.

Valke gjithashtu akuzohet për shfrytëzimin e pozitës së tij në FIFA midis vitit 2013 dhe 2015 për të ndikuar në dhënien e të drejtave të mediave për Italinë dhe Greqinë për disa Botërorë dhe turne të tjera të planifikuara ndërmjet 2018-ës dhe 2030-ës, “me qëllim që të favorizojnë partnerët mediatikë që ai preferoi” në këmbim për pagesa nga biznesmeni pa emër. U  zbulua gjithashtu se Valkes iu kthye një para-pagese prej rreth 500,000 euro që ai i kishte bërë një pale të 3-të për blerjen e një vile në Sardenjë.

Kjo, pasi Al-Khelaifi e bleu vilën përmes një kompanie në vend të Valkes. Por Al-Khelaifi ndërkohë u ankua se hetimi 3-vjeçar nga Zvicra ishte “karakterizuar nga rrjedhje të vazhdueshme informacioni, keqinformime dhe një axhendë në dukje të pamëshirshme për të shkatërruar reputacionin e tij në media”. “Për këtë arsye, kam kërkuar nga autoritetet përkatëse zvicerane që të nisin një hetim penal për prishjen e imazhit”, – tha ai, duke shtuar se po mendonte të ndërmarrë veprime kundër mediave që “kanë botuar në mënyrë të përsëritur artikuj të pambështetur dhe shumë të dëmshëm”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh