AlbanianSport.com 30.12.2014 17:55
ASNN – Progresi i dy viteve të fundit për Armend Xhoxhaj ka qenë mjaft i mirë. Vetë fakti arritja e tij deri në çerekfinale të Kampionatin Botëror në Astana të Kazakistanit më 2013 flet shumë, duke na treguar se koha tij po vjen. Këtë na dëshmoi edhe këtë vit duke shkëlqyer në të gjitha paraqitjet e tij.
Triumfi i tij në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, i mbajtur në Gjakovë, dhe në “Mustafa Hajrullahoviç-Talijan” në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, ka bërë që ai të jetë në krye të zgjedhurve tanë. Suksesi i tij ka bërë që Kosova Boxing ta zgjedhë boksierin e vitit amator për 2014.
Ndërkaq, kikboksieri nga Gjakova, Shkodran Veseli, ka pasur një vit të suksesshëm duke zhvilluar 8 ndeshje me kundërshtar të fortë, duke dalë 6 herë triumfues dhe duke pësuar vetëm një humbje dhe një barazim. Prandaj, Kosova Boxing e ka zgjedhur Veselin si kikboksieri më i mirë për vitin 2014.