Kosovë / Xhavit Kajtazi: Infrastruktura, shteti ka dështuar plotësisht (I)

Share Button

xhavit-kajtazi-bust

Nga Tahir Sopi (Koha Ditore) 05.12.2016 18:45

Kur punët shkojnë keq, zakonisht thuhet se “po flitet shumë e po punohet pak”, por kur bëhet fjalë për infrastrukturën sportive në Kosovë, autori i disa librave për sportin, trajneri i volejbollit dhe gazetari shumëvjeçar, Xhavit Kajtazi, thotë se “është folur pak, e është punuar edhe më pak”.

Ai e përshkruan të mjerueshme gjendjen e tanishme të infrastrukturës dhe të dhimbshme vitet e humbura, plot 17 vjet nga mbarimi i luftës. Kajtazi ngul këmbë se shteti ka dështuar plotësisht në këtë aspekt, pasi merret vetëm me riparime dhe jo me ndërtimin e objekteve kombëtare të sportit.

Në intervistën dhënë gazetës, ai përmend edhe ndërhyrjet politike në ato pak investime që janë bërë. AlbanianSport.com jua sjell intervistën e tij në 3 pjesë, sot, të martën dhe të mërkurën. Intervista botohet me lejen e autorit të intervistës dhe të gazetës së mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”.

 

– Cila është gjendja aktuale e infrastrukturës sportive në Kosovë?

– Këta 17 vjet, sipas mendimit tim, pak është debatuar e edhe më pak është punuar sa i përket infrastrukturës sportive, të cilën e kemi trashëguar prej para luftës. Për fat të keq, të gjitha projektet e bëra kanë qenë gjysmake, të cilat kanë filluar herët, janë përmbyllur shumë vonë, mbase ende nuk janë përmbyllur. Ka shumë raste, që lënë shumë për të dëshiruar, ku palestrat kanë përfunduar pas 12 vjetëve dhe investimet kanë qenë aq të mëdha, sa arsyeshmëria ekonomike e tyre për atë rajon që janë ndërtuar nuk ka qenë ashtu siç duhet të ishte. Sa u përket projekteve, mendoj se është bërë një gabim i madh nga të gjitha ministritë për shkak se nuk është bërë një plan gjithëpërfshirës për Kosovën që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë mungesa e infrastrukturës sportive, e hapur dhe e mbyllur, publike dhe private. Gjendja e keqe dhe e mjerueshme që është sot në infrastrukturë është e dëmshme për sportin e Kosovës që tashmë është ndërkombëtarizuar. Me këtë gjendje nuk kemi ku të shkojmë.

 

– Pushtetet në vazhdimësi janë krenuar për punën që po bëjnë. Por, çfarë kanë bërë vërtet për këto vite të pasluftës?

– Hapat që ka bërë udhëheqja e sportit gjatë këtyre viteve kanë qenë të njëanshëm apo të mos them të gabuar, për faktin se gjithmonë kanë arnuar dhe asgjë nuk kanë synuar të ndërtojnë sidomos në infrastrukturën e hapur sportive. Kanë ndërtuar fusha me bar artificial që të shërbejnë për stërvitje apo ndeshje kampionati. Nuk kanë synuar të zgjidhin gjendjen e vështirë të futbollit të Kosovës që me infrastrukturë është shumë larg Evropës. Mendoni vetëm kaq, Kosova nuk mund të zhvillojë ndeshjet në shtëpi, por në Shqipëri. Po të mos kishim raporte të mira më shumë se vëllazërore me Shqipërinë, do të duhej të kërkonim strehim në Maqedoni, Mali të Zi apo edhe Greqi e Bullgari. Kjo është humbje e madhe për të gjithë, duke përfshirë këtu edhe shikueshmërinë, që lë shumë për të dëshiruar.

 

– Do të thotë nuk është bërë asgjë e mirë për këto vite?

– Jam i bindur se ka pasur mundësi që të paktën të kemi një qendër kombëtare të sportit, me të gjitha përmbajtjet. Pra që të kishim një stadium të futbollit dhe një palestër sportive përmasash ndërkombëtare, por sikur sporti dhe sportistët janë lënë në mëshirën e kohës, pavarsisht se si një shtet i ri i sapodalë nga lufta, kishim objektiva më madhore më shumë se ekzistenciale. Palestra në Mitrovicë pak a shumë i plotëson kushtet pas gjithë atyre investimeve, por me kapacitet të shikuesve nuk i plotëson kriteret. Një palestër sportive për të plotësuar kushtet ndërkombëtare duhet të ketë mbi tre mijë shikues. Ne sot i kemi shtatë palestra që janë ndërtuar para lufte me kapacitet nga 2.500 shikues, të cilat nuk plotësojnë asnjë kriter e të mos flasim për stadiume. Ne kemi mangësi si të palestrave, ashtu edhe stadiumeve për ndeshje ndërkombëtare. Në Prishtinë janë dy palestra, por vetëm për gara vendore.

 

– Vazhdimisht flitet për projekte të mëdha, por deri më tani të gjitha kanë mbetur në letër…

– Sa kam njohuri, ekziston një projekt për një qendër kombëtare sportive që pritet të ndërtohet në Bërnicë ku është i përfshirë stadiumi nacional dhe infrastruktura shoqëruese. Por, kur do të bëhet kjo realitet, vetëm një Zot e di. Ndërkohë, ne jemi të pranuar ndërkombëtarisht dhe nuk kemi ku t’i zhvillojmë ndeshjet ndërkombëtare. Së shpejti do të vijnë edhe ndeshjet eliminatore për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për ekipet tona të futbollit. Ku do t’i zhvillojnë ato ndeshjet si vendas? Sërish në Shqipëri? Kjo është humbje shumë e madhe për sportin e Kosovës në përgjithësi.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh