AlbanianSport.com 15.01.2016 19:50
ASNN – Fadil Vokrri është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin e tretë me radhë.
Legjenda e futbollit kosovar fitoi mandatin katërvjeçar me 56 vota për dhe asnjë kundër në Kuvendin Zgjedhor që u mbajt sot, ndërsa Komiteti Ekzekutiv ka mbetur i njëjti.
Kështu, me 56 vota pro dhe asnjë kundër, Fadil Vokrri është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas Kuvendit Zgjedhor.
Ai kështu e ka fituar edhe një mandat tjetër 4-vjeçar, ndërsa Komiteti Ekzekutiv mbetet i njëjti.
Të pranishëm kanë qenë 56 nga 59 delegatët në total, ku vetëm klubi kryeqytetas, Prishtina, ka bojkotuar.
Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Sulejman Demollari dhe Vasil Bici.