AlbanianSport.com 08.01.2017 14:20
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin në Kosovës ka bërë të ditur se Kryetari i Federatës së Futbollit (FFK), Fadil Vokrri, ka udhëtuar sot në Zvicër, ku do të takohet me zyrtarë të UEFA-s.
Përmes një komunikate për shtyp, FFK-ja bën të ditur se, të hënën, ai do të takohet me zyrtarë të organizmit kontinental të futbollit për të biseduar bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë Kosovës.
“Sot, më 8 janar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri udhëtoi për në Zyrih të Zvicrës, nga ku do të udhëtojë nesër për në Nion, në selinë e UEFA-s, do të kenë takime me zyrtarë të saj për të biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së në këtë periudhë”, – thuhet në komunikatë.
Në mbrëmje, Vokrri është i ftuari i FIFA-s, dhe do të jetë i pranishëm në spektaklin “gala” që FIFA e organizon me rastin e shpalljes së futbollistët të vitit dhe çmimeve të tjera në Zyrih, përfundon komunikata e FFK-së.