Kosovë / Vokrri: Mund të përjashtohemi nga UEFA & FIFA prej infrastrukturës

Share Button

Kosove-Fadil-Vokrri-Eroll-Salihu-UEFA-2016

AlbanianSport.com 30.12.2016 19:50

ASNN – Në pamje të parë duket si një hipotezë e tepruar, por ai e di mirë se realiteti është i hidhur dhe mund të të ndëshkojë. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, trembet se çështja e anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA mund të kthehet për rishqyrtim, jo për ndonjë motiv politik, por për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, mungesa e një stadiumi që përmbush standardet e UEFA-s dhe FIFA-s, mund ta penalizojë Federatën e Futbollit të Kosovës, duke e rikthyer edhe një herë në tavolinë çështjen nëse duhet apo jo Kosova të jetë anëtare e dy organizmave më të rëndësishëm, përkatësisht, të futbollit evropian dhe atij botëror.

“Ta jep rastin të zhvillosh një vit, 4-5 ndeshje jashtë territorit të Kosovës, të sigurosh një stadium që i përmbush kriteret, por nëse na shkojmë kështu në vazhdimësi, deri në pafundësi, atëherë mund të shtohet edhe çështja e rishikimi të pranimit tonë”, – ka pohuar Vokrri për faqen e Internetit “Kallxo.com”. Natyrisht, anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA në maj të këtij viti, konsiderohet si një ndër arritjet kryesore gjatë këtij viti.

Anëtarësimi i mundësoi ekipit përfaqësues të Kosovës në futboll të marrë pjesë në Eliminatoret e Botërorit të vitit 2018, që mbahet në Rusi. Por në mungesë të një stadiumi që i përmbush kriteret, Kosova është detyruar që ndeshjet si vendas t’i luajë në një shtet tjetër, në Shqipëri. Ndërkohë, Hungaria premton ta bëjë Kosovën me stadium të ri për një vit

Vokrri thotë se deklarata e tij nuk është presion por është një e vërtetë që mund të ndodhë dhe që, siç shprehet ai, do të ishte normale. “Nëse vazhdohet kështu, unë nuk shoh tjetër epilog, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris futbollin në Kosovë, duke folur në vijim për faqen në fjalë. – Kjo nuk është që po dua të fus një presion tjetër, por kjo është e vërteta. Edhe është normale edhe logjike.”

“Unë si i pari i interesuar për këtë çështje, mendoj që kjo është logjike dhe normale nëse të përjashtojnë, sepse nuk i ke kushtet”, – tha Vokrri. Nëpërmjet “Kallxo.com”, ai ka bërë apel që sa më parë të gjendet mënyrë për ndërtimin e një stadiumi. Kosova ndeshjet e saj si vendase, në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit, i ka zhvilluar në Shqipëri, ndërsa ende nuk ka gjetur zgjidhje për stadiumin.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh