AlbanianSport.com 15.09.2015 20:35
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë një mbledhje dyditore të enjten në Maltë, ndërsa Kosova do të aplikojë për pranim me të drejta të plota.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të aplikojë të enjten për anëtarësim të plotë në UEFA, kurse vendimi përfundimtar do të merret në mars të vitit të ardhshëm në Budapest të Hungarisë.
Në rast të përgjigjes pozitive atëherë Kosova do të jetë pjesë e Eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2018. Në një intervistë për agjencinë e njohur ndërkombëre “Associated Press”, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se pret që në mars Kosova të pranohet me të drejta të plota.
“Presim në mars që të jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe, më pas, edhe në FIFA, në mënyrë që të arrijmë eliminatoret për në Botërorin 2018”, – ka thënë Eroll Salihu për “AP”.