AlbanianSport.com 17.10.2015 11:35
ASNN – Pas pranimit të Federatës së Atletikës së Kosovës në Federatën Botërore të këtij sporti, kjo më 19 gusht 2015, për “mbretëreshën” e sporteve kosovare ka ardhur një tjetër lajm i mirë.
Atletika dje është bërë edhe anëtare e Federatës Evropiane. Gjithçka ka ndodhur në kongresin që është mbajtur në Lozanë, ndërsa Kosova është anëtarja e 51-të e Federatës Evropiane të Atletikës.
Ky lajm është konfirmuar nga Federata Evropiane e Atletikës përmes një postimi në “Twitter”. “Kosova është pranuar si anëtari i 51-të i Federatës Evropiane të Atletikës në Kongresin e Lozanës”, thuhet në konfirmimin e EAA-së.
Ndërkohë në këtë votim kanë ndikuar edhe votat e Shqipërisë, atje ku ka marrë pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Nikolin Dionisi.