Kosovë / Trajneri Shalondë para Suedisë: Presioni, mbi të dy ekipet

Share Button

AlbanianSport.com 08/10/2021 23:10

ASNN – Trajneri i Kosovës dhe portieri Muriç flasin për ndeshjen e së shtunës me Suedinë. Një ditë para ndeshjes kundër Suedisë, përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur një konferencë për shtyp, me trajnerin Bernard Shalondë dhe portierin Arijanet Muriç. Për trajnerin 70-vjeçar, ndeshja e së shtunës në Stokholm nuk është e lehtë as për vendasit. Janë ndeshje ku gjithnjë ka presion për secilën prej skuadrave dhe mendoj që e tillë do të jetë edhe ndeshja e nesërme ndaj Suedisë”, -ka thënë ai fillimisht.

“Në këtë stadium ka pësuar humbje edhe Spanja që është treguesi më i mirë mbase për nivelin e përafërt të këtij grupi, dhe faktin që presioni është gjithnjë i pranishëm tek të gjitha skuadrat dhe kësisoj do të jetë edhe te ekipi ynë siç është në çdo ndeshje tjetër, do të jetë edhe nesër që do të ketë presion për të marrë fitore dhe për të marrë maksimumin, qoftë ne, qoftë Suedia”, – shtoi Shalondë. Për këtë arsye, zvicerani i stolit të përfaqësueses së Kosovës pret një sfidë të fortë të shtunën nga Suedia.

“Është e qartë që Suedia është një kundërshtarë shumë i fortë dhe këtë e ka konfirmuar për një kohë të gjatë ndër vite, – ka theksuar Shalondë. – Kemi pasur parasysh fazën eliminatore për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” kur Suedia ka arritur të eliminojë një kundërshtarë të fortë siç është Italia. Pastaj paraqitjen e tyre shumë të fortë qe e kanë pasur në Kampionatin e fundit Evropian, dhe për kohë shumë të gjatë kanë treguar ndeshje të nivelit shumë të lartë, prandaj presim që të kemi një kundërshtar vërtet shumë të fortë.”

“Është një ekip që luan në mënyrë shumë fizike, është ekip shumë i fortë në aspektin fizik, por po ashtu është një ekip i fortë edhe në aspektin individual të lojtarëve dhe ka futbollistë që mund të bëjnë dallimin në çdo moment, siç janë futbollistët e repartit të tyre sulmues që janë lojtarë me të vërtetë me cilësi të larta dhe mund të bëjnë dallimin brenda një skuadre”, – ka këmbëngulur zvicerani. Ndërkaq, fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe portieri Muriç, i cili nuk e cilëson mangësi për Suedinë faktin se të shtunën nuk do të ketë shërbimet e yllit të Milanit, Zllatan Ibrahimoviç.

“E thashë edhe më herët që është një lojë që mezi presim ta luajmë, është një lojë që do të jetë shumë e fortë, – ka thënë ai. – Kurse sa i përket Suedisë me apo pa Ibrahimoviçin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë. Megjithatë ne duhet të shohim mënyrën e lojës, dhe ne do të qasemi ashtu siç luajmë zakonisht. Do të bëjmë lojën tonë dhe në atë formë të provojmë të marrim maksimumin ndaj një kundërshtari të fortë siç është Suedia.” Takimi Suedi-Kosovë luhet të shtunën, duke nisur nga ora 18:00.

Spanja kryeson renditjen e grupit B, me 13 pikë, e ndjekur nga Suedia me 9, Greqia me 8, Kosova me 4 dhe mbyll renditjen Gjeorgjia me një pikë të vetme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh