Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Share Button

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50

ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet nga Parisi shumë i kënaqur. Vendi i parë dhe medalje ari për Distria Krasniqin. Vendi i 3-të dhe medalje bronzi për Akil Gjakovën. Vendi i 5-të për Nora Gjakovën e i shtati për Dardan Cenën. Vendi i 5-të në renditjen e përgjithshëm në mesin e plot 107 shteteve pjesëmarrëse. Gara më prestigjioze e xhudos, “Grend Slem”-i i Parisit, ishte rrëfim tjetër suksesi për Kosovën, apo më saktë për ekipin e Driton Kukës, kryemjeshtrit të sportit tashmë kryesor luftarak.

Të dielën mbrëma, pas 3 ditësh shumë të ngarkuara, Kuka për mediat e Prishtinës ka bërë një analizë të detajuar të garës së xhudistëve nga Kosova në Paris. Si asnjëherë më parë ai ua dha mundësinë 8 xhudistëve, teksa deri më tani numri maksimal ishte 5. Në Paris, Kuka u ndihmua nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi. “Jam i kënaqur”, ka pranuar Driton Kuka. “I gjithë ekipi ka treguar potencialin, – ka thënë ai. – Sinqerisht po më gëzon paraqitja e Dardanit dhe e Shpatit. Për Distrian, Akilin dhe Norën është konfirmim i rritjes së paraqitjes drejt Lojërave Olimpike që mbahen po në Paris.”

“Laura nuk ishte në ditë të mirë, por ajo mbetet në krye të renditjes olimpike në fushën e saj, – ka vijuar trajneri i mirëjohur. – Duhet ende të punojmë. Loriana është ende brenda zonës që siguron normën olimpike. Besoj se edhe ajo do të jetë pjesë e Olimpiadës. Deri në Olimpiadë ekziston edhe mundësia e rritjes së formës.” Kuka nuk e ka fshehur optimizmin, që natyrisht, është i mbështetur në punën kolosale dhe ngritjen e vazhdueshme të ekipit të Kosovës në xhudo. Në Paris, në ngjarjen që shquhet për atmosferën madhështore, garuan plot 621 xhudistë.

Me 8 prej tyre Kuka është i kënaqur. Si rrallë herë nuk ka dhënë asnjë vërejtje. Ai njihet si trajner shumë kërkues. Dhe shumë i suksesshëm po ashtu. “Jemi në 5-she dhe me pak fat do të ishim edhe më lart. Por unë jam shumë i kënaqur me dy medaljet dhe me paraqitjen e të tjerëve. Unë jam befasuar për të mirë gjatë këtij qëndrimi në Paris”, – ka përfunduar Driton Kuka. Ai do të kthehet me ekip në kryeqendrën franceze në fund të korrikut. Do të jetë atje për qëllimin e madh: medaljen olimpike. Apo më saktë, për medaljet olimpike.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh